Flash News

KRYESORE

Një argjentinas del kundër Messit: Nuk e meriton të quhet më i miri

Një argjentinas del kundër Messit: Nuk e meriton të quhet më

Trajneri Gerardo Tata Martino është argjentinas, por mendon se Leo Messi nuk e ka merituar trofeun e FIFA-s si numri 1 në botë.

Trajneri i kombëtares së Meksikës ka theksuar se ylli i Barcelonës nuk duhej të shpallej më i miri. "Leo nuk e meritonte çmimin. Sipas meje, ky i fundit nuk ishte një ndër sezonet e tij më të mira. E them me bindje të plotë këtë”, - thekson ish-trajneri i Barcelonës dhe Argjentinës për gazetën "El Mundo Deportivo".

"Pleshti", i cili ishte një ndër mbështetësit kryesor të "Tata"-s gjatë aventurës së këtij të fundit në stolin katalanas, fitoi kampionatin dhe Superkupën e Spanjës sezonin e kaluar. Ai gjithashtu u shpall edhe golashënuesi më i mirë në La Liga dhe Champions League.

Të fundit