Flash News

KRYESORE

Një banesë përfshihet nga flakët në Durrës, zjarrfikësja në vendngjarje

Një banesë përfshihet nga flakët në Durrës,

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit ku fatmirësisht nuk raportohen persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetases Dh. H., në lagjen nr.17, ndërkaq zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 27.09.2020, rreth orës 09:35, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Dh.H., dhe ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të fundit