Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Radhët e gjata të qytetarëve shqiptarë në Tiranë e Durrës për t’u pajisur me një dekoder DVB-T2 Universal, për shkak të black out-it 24 orësh televiziv, detyruan Autoritetin e Mediave Audiovizive me 11 shtator të rikthejë sistemin analog të transmetimeve deri më 15 janar 2019.
Në daljet publike pas këtij vendimi, kreu i AMA-s, Gentian Sala, deklaroi se rindezja e transmetimeve analoge ishte një veprim i detyruar, pasi qytetarët nuk mund të privohen nga e drejta e tyre kushtetuese për informim, pavarësisht se fushata afro dy vjeçare për ndërgjegjësimin e publikut për procesin e dixhitalizimit mund të konsiderohet si periudha më afatgjatë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Ai gjithashtu nënvizoi se, për të gjitha familjet në pamundësi ekonomike, qeveria ka shpërndare 88 mijë dekodera falas, për të garantuar që edhe qytetarët që janë pjese e skemës së ndihmës ekonomike, të mos privohen nga ky shërbim.
Ndërkaq, në faqen e saj, AMA ka publikuar me dhjetra njoftime sqaruese në lidhje me dekoderin DVB-T2 Universal të jashtëm ose të integruar në aparatet e televizorit, por nuk ka dhënë shpjegim sesi qytetarët mund të aksesojnë kanalet me pagesë me këto pajisje.
A janë shpërndarë 88 mijë dekodera për familjet në nevojë?
Më 16 shtator 2015, Qeveria Shqiptare përmes vendimit nr. 758 të Këshillit të Ministrave, i ka akorduar Ministrisë së Mirëqenies Sociale një fond me vlerë 3.5 miliardë lekësh të vjetra (2.6 milion Euro), të ndarë në dy këste 1.7 mld lekë në 2015 dhe 1.8 mld lekë në 2016, duke e ngarkuar këtë të fundit me kryerjen e procedurave për pajisjen me dekodera të familjeve në nevojë, përfituese nga skema e ndihmës ekonomike.
Gjithashtu, e njëjta VKM, ngarkoi Ministrinë e Financave për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi si dhe Shërbimin Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për shpërndarjen e dekoderave sipas udhëzimeve të Ministrisë se Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, aktualisht institucion i shkrirë.
MediaLook kontaktoi të gjitha këto institucione për tu njohur me statistika apo raporte të vijueshmërisë së shpërndarjes së këtyre aparateve, nga ku rezulton se të dhënat janë të përafërta, por nuk përputhen me deklaratën e kreut të AMA-së për 88 mijë dekodera të shpërndarë.
Shërbimi Socialë Shtetëror, institucion në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe përgjegjës për shpërndarjen e këtyre aparateve njofton zyrtarisht se “bazuar në listat e hartuara prej pushtetit vendor për përfituesit e ndihmës ekonomike për vitin 2016, ka shpërndarë pranë Bashkive respektive dekoderat dixhitalë për 80 mijë familje”. Prej atij viti deri më sot nuk janë dërguar aparate të tjera pranë bashkive.
Ndërkohë, Ministria e Financave, edhe ky institucion përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e VKM-së, njofton se mbi 75 mijë dekodera janë konfirmuar si të tërhequra nga familjet që e përfitojnë, ndërsa pritet aplikimi dhe tërheqja e aparateve të tjerë edhe nga qytetarët që përfitojnë nga ky subvencion.
Nga ana tjetër, në raportin vjetor të RTSH-së për vitin 2017, dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë, evidentohet se 80 mijë dekodera me vlerë 2.6 mln euro, të destinuara për familjet me të ardhura të ulta, janë shpërndarë në rajonet respektive, por për shkak të vonesave në procesin e kalimit në transmetimet dixhitale, duket se disa prej tyre kanë përfunduar në tregun e zi.
Por kjo mospërputhshmëri shifrash, me një diferencë prej 13 mijë dekoderash, e cila përkthehet në afro 13 mijë familje në terr informativ ose 520 mln lekë të vjetra pa adresë, është vetëm një prej problematikave të procesit të dixhitalizimit.
Një dekoder nuk mjafton…
Përgjatë fushatës informuese mbi kalimin nga transmetimet analoge në ato dixhitale, AMA ka njoftuar vazhdimisht se për të patur akses në transmetimet numerike qytetarët duhet të pajisen patjetër me një televizor me dekoder të inkorporuar ose me dekoder të jashtëm DVB-T2 Universal.
Por ajo që nuk është thënë, është se kjo pajisje nuk mjafton!
Nëse do të marrim për bazë llojin e aparateve që qeveria ka shpërndarë për rreth 80 mijë familjet në nevojë bëhet fjalë për një dekoder të thjeshtë “VIVAX, marrës DVB-T2/MPEG 4 F.T.A (Free to Air), pa kartë, të cilët do të transmetojnë falas kanalet e paketës të medias publike, që aktualisht janë pa pagesë”. (Vendim Nr. 64, datë 15.9.2016, Për pajisjen me dekodera të familjeve në nevojë, përfituese nga skema e ndihmës)
Dhe, ata qytetarë që kërkojnë të kenë akses në kanalet me pagesë të Digitalb ose Tring, nuk mjafton që të bëjnë vetëm abonimin te këto paketa, duke marrë kartat respektive, por do të duhet të blejnë edhe dekoderin e secilit prej këtyre kompanive mediatike.
Pra, duhet dhe dy dekodera të tjerë. I pari, i detyrueshëm për të patur akses në ato kanale që janë “free acess”, pa pagesë; i dyti dhe i treti për të hapur kanalet e gjithsecilit prej këtyre platformave dixhitale.
Kjo problematikë evidentohet edhe në raportin vjetor të RTSH-së për vitin 2017, në të cilin thuhet se “Dekoderat universal DVB – T2 të shpërndara për familjet në nevojë mund të përdoren vetëm për kanalet televizive që transmetohen falas dhe pa mundësinë e përfshirjes së një pajisjeje që dekodon kanale të tjera me pagesë: kjo i bën ato aspak tërheqëse për çdo konsumator të interesuar në ndjekjen e programeve shtesë, pasi atyre do tu duhej të përdornin më shumë sesa një dekoder“.
Atëherë cili është kuptimi i dekoderit DVB-T2 Universal? Universal për të patur akses te kanalet qe aktualisht hapen pa pagesë? Pse si pjesë e “ndërfaqes së përbashkët” së dekoderit të unifikuar nuk mund të hapen kanalet free dhe ato me pagesë (kundrejt abonimit) nga platformat dixhitale Tring, Dixhital e Supersport?
Në dokumentin udhërrëfyes të procesit të dixhitalizimit “Strategjia e kalimit nga transmetimet analoge në transmetimet numerike“, është trajtuar dhe zgjidhur problematika e konsumatorëve që dëshirojnë të shikojnë kanale të pranishme në më shumë se një platformë, pa blerë një dekoder për secilin sistem enkriptimi:
Zgjidhja e këtij problemi qëndron në përdorimin e të ashtuquajturës “Ndërfaqe e përbashkët”, një standard i përcaktuar që mundëson shtimin e një Sistemi Aksesi të Kushtëzuar (CAS) në një marrës DTV, për tu përshtatur me lloje të ndryshme kriptografimi. Aktualisht në treg ekzistojnë forma të ndryshme të Sistemeve të Kushtëzuar të Aksesit (Conditional Access System – CAS), zhvilluar kryesisht për transmetim satelitor, por gjithashtu të zbatueshme edhe në platformat digjitale tokësore.
Zgjedhja për një CAS është një kompromis midis shpenzimeve të sistemit dhe sigurisë. N.q,s zgjidhet përdorimi i CAS, është e rëndësishme të sigurohet që:
- -Mund të inkorporohet më shumë së një sistem (multicript) në rast së sistemet e ndryshme të CAS-it janë në përdorim në një vend;
- -Prodhuesit e Marrësit implementojnë CAS-in në marrës apo set-top box, me anë të një Ndërfaqeje të Përbashkët (Common Interface-CI), një zgjidhje më e shtrenjtë që e bën marrësin të pavarur nga ofruesi i shërbimit dhe më fleksibël.
Ndërfaqja e përbashkët, – thuhet në këtë dokument, lejon transmetuesit të përdorin module që përmbajnë zgjidhje nga furnizues të ndryshëm në të njëjtin sistem transmetimi, duke rritur kështu zgjedhjen e tyre për opsionet kundër piraterisë.
Shteti “mbylli sytë”, qytetarëve u janë shitur dekodera e TV jashtë standardit
Fikja e sinjalit në sistemin analog, që u parapri nga ofertat e favorshme të platformave dixhitale për dekoderin DVB-T2, solli një dyndje të pa parë ndonjëherë të qytetarëve drejt dyqaneve në Digitalb, Tring dhe qendrave tregtare.
Radhët e gjata përgjatë gjithë ditës së 10 shtatorit detyruan fillimisht kreun e AMA-s, por dhe vetë kryeministrin Edi Rama, të reagojnë duke rikthyer transmetimet analoge dhe shtyrë me katër muaj afatin për fikjen e sinjalit dhe kalimin në transmetime numerike duke i lënë kohë qytetarëve për tu pajisur me një dekoder.
Megjithatë, si anëtarët e kabinetit qeveritar ashtu dhe ligjvënësit në Kuvendin e Shqipërisë, kanë patur për muaj të tërë në duar një raport vjetor të Radio Televizionit Publik për vitin 2017 në të cilën ngrihet shqetësimi se vetëm 10% e dekoderave aktualisht në treg janë DVB-T2 Universal, sikurse parashikohet për këtë proces, ndërsa pjesa tjetër janë aparate DVB-T2 të platformave dixhitale:
… ka një mungesë në treg për dekodera DVB-T2 për ato familje që nuk kanë mundësi apo nuk duan të paguajnë për dekoderat e ofruara nga operatorët privatë. Sipas një sondazhi informal të kryer nga stafi i RTSH-së, vetëm 10 për qind e dekoderave aktualisht në shitje nga furnizuesit privatë janë të standardit DVB-T2. Për më tepër, askush në qeveri nuk duket se ka të dhëna bazë lidhur me numrin e familjeve që janë në dy kategoritë e mësipërme; nuk ka sondazhe të kryera për këtë qëllim. Autoritetet u kanë kërkuar jo-zyrtarisht importuesve dhe furnizuesve të sigurojnë më shumë dekodera T2 por nuk janë në gjendje të ofrojnë më shumë të dhëna nga ana e ofertës.
Mungesa e dekoderave dixhital DVB-T2 Universal jo vetëm që rrezikon të orientojë në mënyrë indirekte qytetarët drejt platformave dixhitale por do të dëmtojë dhe Televizionin Publik, pasi familjet shqiptare do ta kenë të pamundur që të konsumojnë buqetën e plotë të programeve të RTSH-së.
Në terma praktikë, – thuhet në këtë dokument, nëse RTSH do të fikte sinjalin analog në këtë moment, rreth 90% e familjeve shqiptare nuk do të mund të merrnin sinjalin e programeve dixhitale tokësore të saj.
Nga ana tjetër, importuesit dhe operatorët dixhitalë, thuhet në raportin e RTSH-së, u kanë shitur qytetarëve aparate televizivë dixhital dhe dekodera pa sistemin DVB-T2 Universal pavarësisht se një gjë e tillë përbënte shkelje të VKM-së nr. 480, datë 3.6.2015 “Për miratimin e rregullave teknike për aparatet marrëse televizive, që do të vendosen në treg”.
Shitja e këtyre aparateve ka vijuar deri vonë dhe në pandëshkueshmëri totale, – evidentohet në raport, ndërsa pala e vetme e dëmtuar janë qytetarët, që tashmë do të duhet të shpenzojnë sërish para për televizorë dhe disa dekodera të rinj. /Medialook.al/
Titulli në origjinal: E vërteta mbi dekoderat “universal” dhe aparatet skarco që u janë shitur shqiptarëve
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38