Flash News
Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetarët kërkojnë largimin e Klosit dhe Tavos
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Një dëshmitar okular hedh "bombën": “Nuk e shtypi deputeti, por…”, ja versioni i ri të aksidentit
Një tjetër version del për ngjarjen e së shtunës ku deputeti i PDIU-së Aqif Rakipi aksidentoi me vdekje një qytetar. Sipas një personi që nuk dëshiron të identifikohet (sipas JOQ), në timon, në momentin e akisdentit nuk ishte deputeti Rakipi, por djali i tij. Ai shprehet se i përfshirë në aksidentin e rëndë pak ditë më parë ku makina e deputetit Aqif Rakipi aksidentoi për vdekje shtetasin Seit Sorra duke e masakruar në mes të rrugës, nuk ishte deputeti por djali i tij i cili sapo kishte dalë nga një lokal me muzikë live bashkë me një shokun e tij.
Madje sipas dëshmitarit mendohet se pas aksidentit djali i deputetit as që kishte ndërmend të kthehej por nga përplasja makinës i kishte rënë targa dhe u detyrua të kthehej. Por kur mbërriti aty pa se kishte njerëz të mbledhur dhe nuk e mori.
Ishte pikërisht targa ajo që çoi në identifikimin e pronarit nga policia, pasi makina rezultonte e regjistruar në emër të deputetit. Dëshmitari thotë se gjithçka është lehtësisht e verifikueshme, mjafton të happen kamerat e bizneseve aty pranë.
Ka shumë të ngjarë që ky version të jetë më i pranueshëm, për faktin se pse nuk ka qëndruar makina, pas aksidentit, sepse ajo nuk drejtohej nga deputeti, por nga i biri dhe më pas ishte deputeti që shkoi në polici e bëri denoncimin, sepse kishte imunitet. Mbetet gjithçka për t’u verifikuar, por një gjë është e sigurt, se edhe në këtë rast, deputeti ka shkelur ligjin, pasi akuzohet për fsheje të krimit ...