Flash News

KRYESORE

Një "dështak" i hap luftë Sarrit, dëshiron drejtimin e Juventusit!

Një "dështak" i hap luftë Sarrit, dëshiron

Unai Emery u largua me polemika dhe akuza nga skuadra e Arsenalit. Spanjolli u konsiderua si i paaftë dhe nuk bëri mirë me "Topçinjtë". Ai nuk u përshtat kurrë me londinezët dhe tashmë po mendon për sezonin e ri. Emri i klubit që dëshiron të drejtojë është Juventusi.

"Kam patur kontakte me disa klube italiane, por një apo dy arsye nuk kam punuar kurrë në Serie A. Jam i hapur ndaj çdo oferte dhe do të mbajë një sy hapur nga kampionati italian.

"Nuk dua të përmend emra klubesh në respekt të trajnerëve aktualë. Sarri? Ka shumë eksperiencë dhe e ka treguar me Napolin dhe Chelsean. Bëri shumë mirë në Angli me Chelsean, pasi doli i treti në kampionat dhe fitoi Europa Leaguen. E thirri Juventusi dhe nuk mund të hezitonte për ta pranuar ofertën.

"Juventusi është në grupin e skuadrave që mund ta fitojnë Champions Leaguen këtë sezon. Ramsey bëri mirë që zgjodhi Juventusin, ndërsa Rabiot është një lojtar që e kam dashur gjithmonë në skuadër", - tha Emery.

Të fundit