Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Lulzim Basha
Ky është një përvjetor i trefishtë i tre ngjarjeve të mëdha historike, të cilat ndanë në dysh kohën e Shqipërisë: në njërën anë diktatura komuniste gjysëmshekullore, që përfundoi në koshin e historisë si kujtimi më i keq i brezave, në anën tjetër demokracia perëndimore që filloi epokën e saj të re.
Këto tre ngjarje janë Lëvizja Studentore e dhjetorit 1990, fitorja e pluralizmit politik si arritja më e madhe e saj, themelimi po atë mbrëmje, në 11 dhjetor 1990, i Partisë Demokratike nga një grup studentësh dhe intelektualësh me Azem Hajdarin në ballë.
Të lidhura pazgjidhshmërisht me njëra tjetrën, këto tre ngjarje qëndrojnë dhe lartësohen cdo vit si përmendorja më e bukur dhe më madhështore e demokracisë së re shqiptare.
Ne mblidhemi çdo dhjetor për të kujtuar gjenezën e kësaj historie të madhe, për të nderuar protagonistët e saj -studentë, intelektualë, njerëz të thjeshtë - për t’u frymëzuar nga shembulli i tyre, për të reflektuar për rrugën që kemi bërë, për t’u rinisur me energji të reja.
Rëndësia e një Lëvizje apo një Partie përcaktohet nga produkti që sjell për vendin dhe njerëzit.
Lëvizja e Dhjetorit dhe Partia Demokratike që lindi prej saj kanë prodhuar Shqipërinë e lirë, Shqipërinë Perëndimore.
Demokratët, nga i pari tek i fundit, kanë të drejtë të krenohen për këtë.
Krenarë për historinë.
Të përgjegjshëm për të sotmen dhe të nesërmen.
Ky dhjetor i 27 vjetorit tonë është dhe nuk është si gjithë të tjerët
Është si të tjerët sepse na mbledh për të evokuar sërish, plot respekt, themelimin dhe themeluesit e PD-së, epizmin dhe idealizmin e spikatur të asaj kohe, sfidat dhe arritjet e mëdha të forcës sonë politike ndër vite.
Ky dhjetor është si të tjerët kur perkujtojmë plot mall, nderim e mirënjohje ata që nuk i kemi më mes nesh:
Është Azem Hajdari, prijësi i Lëvizjes Studentore dhe kryetari i parë i Partisë Demokratike të porsathemeluar.
Janë themeluesit e Partisë Demokratike, Gramoz Pashko, Pjetër Arbnori, Arben Broci dhe Ali Spahia;
Është Sokol Olldashi, është Ferdinand Pone, janë emra të tjerë demokratësh të shquar dhe demokratësh të thjeshtë që nuk rrojnë më. Partia Demokratike i ka e do t’i ketë ata gjithmonë në librin e saj të ndritur të kujtesës dhe të shembujve frymëzues.
Ky dhjetor është si të tjerët sepse ne sot si përherë nderojmë studentët dhe pedagogët e Dhjetorit kudo që ata janë, në Shqipëri apo kudo në botë. Patia Demokratike është bija e guximit dhe shpirtit tuaj të lirë.
Respekt dhe mirënjohje të veçantë do të ketë përherë për ata që ju prinë demokratëve në momentet e para, për Aleksandër Meksin, Arben Imamin, Neritan Cekën, Eduard Selamin, Genc Rulin, Preç Zogajn, Besnik Mustafajn, Tritan Shehun, Genc Pollon e të tjerë që nuk mundem t’i përmend dot të gjithë.
Nderimi dhe mirënjohja më e madhe e çdo demokrati do të jetë përherë për liderin e saj historik Sali Berishën, pa të cilin Partia Demokratike nuk do kishte shpirtin dhe forcën që ka patur përherë.
Nga ana tjetër, ky dhjetor nuk është si gjithë të tjerët sepse vjen në vitin e krimit të madh zgjedhor të 25 qershorit, pasojat e të cilit janë një dënim i madh për qytetarët shqiptarë në radhë të parë, për demokracinë tonë. Pastaj edhe për PD dhe opozitën.
Ky ishte një regres i jashtëzakonshëm, një kthim prapa që kërkon nga ne reflektime, vendime dhe veprime të matura por të vendosura.
Dhe ne e kemi vullnetin, i kemi mundësitë ta bëjmë ketë. Po e bëjmë këtë çdo ditë. Historia na ndihmon.
Gjatë 27 viteve të jetës së saj, PD ka përjetuar ulje dhe ngritje, ka qenë në pushtet dhe në opozitë, ka marrë goditje dhe plagë, ka fituar respekt dhe nderim brenda e jashtë vendit, ka shkruar historinë e integrimit euroatlantik të Shqipërisë, por është përballur ndërkaq me skenarë që kanë synuar deri eliminimin e saj nga skena politike; ka njohur diversitetin jetëdhënës të mendimit të lirë e të përgjegjshëm, por edhe përplasje dhe konflikte të brendshme, të pashmangshme herë-herë për vetë natyrën e politikës; ka njohur ndarje dhe bashkime, ka njohur humbje dhe fitore, tronditje dhe lavdi.
PD gjithmonë është kthyer përherë tek vlerat e lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.
Nga çdo vështirësi, nga çdo rrëzim, ajo është ngritur më e fortë.
Sepse forca jonë buron nga idealet dhe idetë ku ne besojmë dhe për të cilat luftojmë.
Partia Demokratike është ajo që ka mbajtur me vendosmëri, që nga dita e parë e lindjes e deri sot, busullën perëndimore, euroatlantike dhe europiane të Shqipërisë.
Ne jemi të lumtur që sot, edhe forcat e tjera politike në vend deklarohen në këtë kurs historik për fatin e vendit tonë, por si pararendës dhe si protagonistë, ne demokratët jemi këtu për të qenë garantët dhe për të mos reshtur së shërbyeri, brez pas brezi, idealin dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë.
Euroatlantizmi i shkrirë natyrshëm me vizionin dhe ndjenjat tona kombëtare është pasaporta, është identiteti ynë politik!
Pavarësisht sfidave, PD ka ditur, ka mundur dhe ia ka dalë të mbetet e madhe, ia ka dalë të ngrihet nga hiri, ia ka dalë të qëndrojë forca kryesore e qendrës së djathtë, ia ka dalë të riniset në Fillime të reja, në Nisje të reja, ia ka dalë të afirmohet si Alternativa e vetme e pushtetit të së majtës socialiste, ia ka dalë të qeverisë me sukses, të sjellë zhvillim dhe integrim real, si asnjë forcë tjetër në vend.
E gjithë kjo, sepse PD ka ditur të reflektojë kur koha dhe rezultatet kanë kërkuar reflektim;
sepse ka vendosur gjthmonë të parin interesin e vendit dhe ka qëndruar me vendosmëri në beteja ballore, të drejta e demokratike;
sepse ka ditur të ndërtojë vazhdimisht vizionin e ri të së ardhmes;
sepse ka patur vetëdijen e forcës së bashkimit dhe ka ditur të bashkohet.
Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja na kanë mbajtur dhe na kanë vënë në krye. Kjo është historia.
Reflektimi, Vizioni, Bashkimi dhe Beteja do të na çojnë në fitore.
Kjo është e sotmja, kjo është e nesërmja jonë e sigurt dhe e afërt! Dua që ky lajm të ushtojë fort në zemrën tuaj, të çdo demokrati, dhe të çdo qytetari shqiptar.
Viti që po mbaron ka qenë një nga vitet tona të vështira kur Shqipëria rrezikonte të robërohej nga krimi. Por ne u ngritëm, ne zgjodhëm që të përballemi me të. Dhe ju të gjithë e dini se kjo nuk ishte përballje e lehtë. Në fillim nuk na besuan, shumë e mbyllën gojën, të tjerë nuk guxuan të na bashkohen. Rrezikuam dhe sakrifikuam politikisht, morëm kosto si parti dhe si individë, por ne prapë qëndruam!
Dhe sot, pak muaj pas zgjedhjeve, përpjekjet tona po japin rezultat dhe shqiptarët po e kuptojnë drejtësinë dhe vetëmohimin e betejës që ne bëmë dhe po na japim vlerësimin dhe mbështetjen që meritojmë.
Ky është fillimi i shpërbërjes së strukturës kriminale, të shpërbëres së genjeshtrës së madhe mbi të cilin qëndron narko-qeveria në pushtet.
Kjo qeveri solli disa rekorde të zeza për vendin, por katër prej tyre nuk i ka parë historia e asnjë vendi në Europë dhe në botë: Promovimi me vetëdije i individëve me rekorde kriminale në parlament dhe në funksione të larta publike, kanabizimi masiv i territorit kombëtar nga bandat në ortakëri me qeverinë, angazhimi i bandave si struktura elelektorale të Partisë Socialiste me detyrën për të blerë vota me paratë e drogës e korrupsionit dhe për të dhunuar zgjedhësit, blerja masive evotës në zgjedhjet e 25 qershorit.
Këto rekorde pohojnë pa asnjë ekuivok ilegjitimitetin e të ashtuquajtures fitore të narko-pushtetit në zgjedhjet e 25 qershorit, për rrjedhim, ilegjitimitetin e parlamentit dhe të qeverisë.
Këto janë faktet. Shpërbërja e gënjeshtres dhe e së keqes që ka nisur nuk mund të kthehet më prapa. Shpërbërja vetëm do të përshpejtohet në javët dhe muajt në vijim.
Nuk mund të ndodhë ndryshe. Ortakët e krimit në pushtet dhe pushtetit në krim kanë ngecur në kënetën e tyre.
Rrallë ka ndodhur që denoncimet në kohë reale të opozitës të aferave kriminale dhe korruptive të vërtetohen një për një, deri në hollësi, emër për emër, nga shpërthimi i skandaleve dhe dalja në dritë e të vërtetës më vonë.
Dhe do të vazhdojë të na dalin fjalët. Pa asnjë firo, ashtu siç i kemi thënë e vijojmë t’i themi. Keni për ta parë.
Sot, në dritën e fakteve, shumica dërrmuese e shqiptarëve realistë thonë: Po, PD-së i dolën fjalët. Kjo qenka e vërteta.
Për këtë ju duhet të ndiheni të gjithë krenarë sepse secili prej jush, dhe ne të gjithë bashkë e kemi nisur dhe luftuar bashkë këtë betejë!
Kjo do të thotë se Partia Demokratike ka kryer para vendit detyrën e saj si opozitë me integritet të lartë moral dhe politik.
Sigurisht që ne do të kishim dashur që kriminalizmi dhe kanabizimi të luftoheshin e të ndaleshin në kohë, pa u bërë kapicë siç u bënë; kemi luftuar dhe kemi dëshiruar përnjimend që këto droga, krimi dhe paratë e pista të mos prishnin një festë të popullit të lirë, siç janë zgjedhjet.
Për këtë arsye ne pranuam draftmarrëveshjen për zgjedhjet, që partneri ynë strategjik, SHBA, u propozoi shumicës dhe opozitës shqiptare.
Qëllimi dhe thelbi i marrëveshjes ishte të evitohej përplasja civile, destabilizimi i vendit dhe angazhimi i grupeve kriminale në shitblerjen e votës. Edi Rama u ul në bisedime, por bëri krejtësisht të kundërtën e asaj për të cilin u bë marrëveshja. Tani zullumi dhe pabesia po i ngecin në fyt.
Politika nuk është e pistë apo hileqare në vetvete, por është e tillë për ata që duan ta bëjnë pis e të paskrupullt atë, thoshte Vasllav Havel. Politika hakmerret një ditë ndaj tyre. Kjo është një ligjësi e hekurt.
Partia Demokratike nuk bleu vota dhe nuk angazhoi kriminelë.
Forca jonë, besimi ynë, sot më shumë se kurrë janë alternativa, programi, gara dhe bashkimi.
Ne do të fitojmë duke qëndruar fort në truallin e vlerave që janë provuar si fitimtare në jetën e kombeve të lira dhe në historinë tonë gjithashtu.
Ndaj sot dua të ftoj cdo demokrate dhe demokrat, krenarë për vlerat që na bashkojnë, i vetëdijshëm për përgjegjësitë që më takojnë, që të punojmë të gjithë bashkë për Partinë Demokratike, bijën dhe luftëtaren e paepur të Lirisë dhe Demokracisë.
Në themel të këtij projekti le të vendosim parimet e demokracisë, transparencës, vendim-marrjes gjithëpërfshirëse, llogaridhënies si parimet që do të udhëheqin partinë tonë.
Le të mbështetemi tek frymëzimi dhe idealizmi që e solli atë në jetë, si parti e njerëzve, parti e intelektualëve, e të përndjekurve, e të rinjve dhe e idealistëve që besojnë tek liria, demokracia, dinjiteti njerëzor. E të gjithë atyre që e duan Shqipërinë vërtet si Europa.
Sot Shqipëria ka më shumë nevojë se kurrë që ne demokratët të fortë, kurajozë dhe të pakompromis me të keqen të plotësojmë misionin dhe destinin tonë hyjnor dhe historik.
Ora më e errët është ajo para agimit. Kështu ishte 27 vite më parë. Kështu është edhe sot.
Pikërisht sot kur shpresa duket e vrarë si asnjëherë tjetër ne deklarojmë me përgjegjësi bindjen tonë se fundi i të keqes është më afër se kurrë dhe se një ardhme e re po troket për qytetarët tanë.
Le të jetë kjo ditë e 27 vjetorit tonë, dita e një vendimi të madh në zemrën e çdo demokrati dhe demokrateje për tu bashkuar, për të guxuar për të punuar si asnjeherë tjetër për këtë ditë të re.
Gëzuar ditëlindjen e 27 të Partisë Demokratike dhe pluralizmit politik!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
*Nga fjala e mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve me rastin e 27 vjetorit të themelimit të PD.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38