Flash News

KRYESORE

Një dimension ndryshe për shtëpinë, dhurata perfekte për mamanë tuaj

Një shtëpi duhet të jetë një strehë - një vend i qetë, i ngrohtë dhe ftues - që në fund të ditës t`ju çlodhë. Por shpesh herë ambienti ku jetoni është larg shtëpisë "ideale". Divani mund të bëhet me njollë, ndriçimi i dobët dhe dekorimet e pakta. Apo ajo piktura e shtrenjtë që nuk kishim asnjëherë mundësinë ta varnim në mur. Dhe sa herë kthehemi në shtëpi e vërejmë mungesën e saj.

Por, ndoshta thjesht duhet të jemi më të vëmendshëm e të fokusuar, sepse me detaje shumë të vogla dhe me "dy në një", mund të shpëtojmë nga "pengjet" dhe t`i dhurojmë shtëpisë tonë një pamje të bukur dhe më mikpritëse.

Një frymë arti!

Të gjithë e dimë që  gjetja e një shtëpie nuk është aq e lehtë por krijimi i një ambienti të këndshëm e të ngrohët është një sfidë më e madhe.  E për ta realizuar këtë, së pari duhet të gëzojmë atë që kalon më shumë kohë në shtëpi sesa ne.

Mamanë!

Jeni i apasionuar pas punimeve të artit të njohura botërisht? (E kush nuk do i donte në murin e shtëpisë së tyre?) Atë pikturën e shtrenjtë që nuk u bëmë mbarë asnjëherë ta blejmë?

Nëse bëni një blerje të zgjuar do keni mundësinë t`i jepni shtëpisë pamjen që mamaja juaj gjithmonë ka ëndërruar. Por mund t`i bësh qejfin dhe vetës e të shihni në një tjetër dimension "Netflix" apo çdo produksion tjetër.

Televizori QLED është një seri e re e Samsung, i projektuar për të shfaqur përmbajtje të ndryshme, përfshirë punime arti të njohura në gjithë botën. Dhe risia e këtij televizori (që nuk e kishim hasur më parë) është se mund të kthehet në një galeri arti edhe kur është i fikur.

Modaliteti i ambientit i lejon televizorit QLED të nxjerrë përmbajtje e tematika të shumëllojshme, duke iu përshtatur pëlqyeshmërive tuaja. Titujt e përditshëm të lajmeve, të rejat e motit, foto e muzikë.

Por, ajo që na pëlqen më shumë nga ky televizor, është risia që vjen me artistë të njohur si Tali Lennox dhe Scholten & Baijings, veprat e të cilëve do shfaqen në shtëpinë tonë.

Vetë Zv/Presidenti i Ekzekutiv i Businesit Vizual në Samsung Electronics, Jongsuk Choo, është shprehur për këtë risi si një vlerë e shtuar e fjalës së fundit teknologjike:

Ne jemi krenarë të ofrojmë Modalitetin e Ambientit, i cili jo vetëm që i shton vlerë të re ekranit të televizorit, kur ai është fikur, por gjithashtu sjell përfitime të reja në stilin e jetesës për klientët tanë, duke lëvizur përtej televizorëve konvencionalë. Planifikojmë të zgjerojmë përmbajtjen për Modalitetin e Ambientit duke bashkëpunuar me artistë të rinj dhe të talentuar gjatë viteve të ardhshme për t'i dhënë klientëve tanë forma më kuptimplote për të shijuar televizorët e tyre QLED.

Mamaja juaj ka për t`u kënaqur. Fundja, ajo ka kohë që e priste këtë ndryshim.

Për çdo informacion mbi televizorët Samsung QLED, mund të vizitoni: www.samsung.com/tvs

Të fundit