Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ardian Vehbiu
Dje faqet e mediave online (dhe rrjetet sociale) nuk kishin lajm tjetër, veç përplasjes shumë “grafike” të disa qytetarëve me policinë, për çështje pronash. Sot ky lajm ka rënë në rang, dhe në disa media po komunikon me lajmin tjetër, se “Bukuroshja e Adriatikut” ankoron para kohe në Durrës. Të faqja e TopChannel.tv lajmi më i lexuar rezulton ai për të fejuarën e Ruganit (një futbollist italian) e cila nxjerr trupin në palestër.
TemA jep 3-4 lajme për Rudina Hajdarin duke i ndërthurur me transformimin e pabesueshëm të një futbollisti që ka humbur 50 kg në peshë. Një ditë më parë, e kish radhën një akuzë për Berishën si agjent të UDB-së, krah për krah me lajmin për një bloggere angleze të akuzuar nga disa media për lidhje preferenciale “me rusin”. Këto ua zunë vendin lajmeve për zgjedhjet në komunitetin mysliman dhe dhunës në stadiumet e futbollit, pastaj atyre për ndarjen e Kosovës dhe memet për Bashën dhe kështu me radhë.
Që mediat e krijojnë këtë kaos në informacion nuk është vetëm çështje inkompetence profesionale. Vërtet, mungon fokusi dhe logjika, sikurse mungon rangu i lajmit dhe investigimi përkatës; por kaosi do lexuar edhe në kontekstin kur të njëjtat opinione dhe “editoriale” ndërrojnë duar nga një media në tjetrën, duke krijuar një homogjenizim të çuditshëm përballë heterogjenitetit po aq të çuditshëm të informacionit.
Dhe këtu pyetja e madhe, që duhej bërë më shpesh, nuk është pse jepen lajmet kështu – të copëzuara, pa lidhje, pa koncept, pa vijueshmëri; por çfarë mbulojnë këto lajme, ose çfarë mbetet jashtë, çfarë nuk thuhet, çfarë lihet në heshtje. Nuk do shumë mend për të kuptuar se, për çdo copëz informacioni që i jepet publikut, dikush merr një vendim duke e përzgjedhur mes “konkurrencës”; dhe kjo nuk është konkurrencë e pa-anshme, as përcaktohet zgjedhja e lajm-bërësit nga interesat e publikut.
Interesat e publikut, si rregull, vijnë në vështrim vetëm kur bëhet fjalë për të shitur diçka, për shembull një mall ose një gënjeshtër – çfarë nuk më duket se ka lidhje me të drejtën e publikut për t’u informuar. Rendi kushtetues në Shqipëri po kalon ditë shumë të vështira, mu kur aleatët tanë nuk na e kanë shumë ngenë dhe kur Europa po gatitet për ndërrim paradigmatik me pasoja tërmeti. Po ç’lidhje ka kjo me deklaratat e tipit “Ramën do ta rrëzojmë nesër”, që dëgjon nga organizatorët e protestave politike? Me sa duket, ka, pa çka se analizat që t’i vendosin ngjarjet politike në Shqipëri në kontekstin europian është e vështirë që t’i gjesh, përtej aluzioneve folkloristike për “rusët”.
Nëse ka një synim të mediave sot në Shqipëri, ky është ai që në anglishte e kanë quajtur gaslighting – ose manipulimi i publikut për ta bërë këtë të vërë në dyshim realitetin, me qëllim vënien e këtij publiku në kontroll. Në një klimë normale, mediat duhej të mbronin ndaj këtij efekti, duke i dhënë vijueshmëri realitetit që përcjellin, ose duke u fokusuar në çfarë ngre peshë dhe jo në çfarë thjesht zhvendos vëmendjen.
Por shohim të ndodhë e kundërta. Dhe pikërisht: lajmet me peshë jepen krah për krah me gjepurat dhe ngjarjet e lagjes (“babai rreh djalin”); lajmet për vrasje të krimit të organizuar jepen krah për krah me lajmet për viktima aksidentesh rrugore (“nënë e dy fëmijëve”); nuk kalon ditë pa ad hominem dhe shantazhe të gjëmshme ndaj individëve (plagjiatura, falsifikime diplomash, anti-amerikanizëm); lajmet për përgjime të rënda (dhe të paligjshme) vetë-shkatërrohen brenda 24 orëve, si për të mos i bezdisur prokuroritë; lajmet e sotme nuk jepen si vijim i lajmeve të djeshme – mungon kontrolli i fakteve dhe ballafaqimi; një pjesë e madhe e lajmeve janë për çfarë ndodh me vetë mediat – meqë këto referojnë për çfarë është deklaruar në TV një natë më parë (gjithë duke pasur parasysh se TV i mbrëmjes shpesh nuk ka asgjë televizive, pse fillon dhe mbaron me llafe në studio), ose për si ia ka përplasur aksh gazetar një aksh gazetari tjetër (efekti selfie-stick).
Të thuash që mediat janë në shërbim të pushtetit do të ishte ndoshta naive; le të themi se mediat dhe pushteti “i dukshëm” i shërbejnë të njëjtit pushtet të padukshëm. Pa çka se kjo do të tingëllonte si teori komploti. Por si ta shpjegosh ndryshe dukjen absurde të ngjarjeve, karnavalin e realitetit të përcjellë, idenë e induktuar se hapësira publike e qytetarisë në Shqipëri themelohet çdo ditë nga zeroja?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38