Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artan Fuga
Një rrëfim i gjatë dhe bashkëbisedim dhe prekje me shqisat dhe me zemër e Mirëditës dje me ftesën dhe në shoqërinë e çmuar të mikut tim të vjetër Gjon Dedaj, pedagog, poet, shpirt dhe mendje intelektuale, ish kryetar i Bashkisë të Rrëshenit.
O Zot, sa vend i vogël jemi, si popullsi më pak se e një lagjeje e një aglomeracioni të madh si Parisi, Roma, Stambolli, Londra, e ku e di unë tjetër.
Por, çfarë larmie kulturore, çfarë dramash njerëzore, ngërthyer në vite, cfarë identitetesh kolektive të diversifikuara!
E çfarë nuk morëm në "shqyrtim" dje ne,
kanunin,
bajraqet,
kullat e ndërtuara nga djemtë që nuk e harrojnë traditën,
varrezat e çvendosura,
Kishën dhe aksionin e saj për shkollat profesionale, si shpëtim për rininë e zonave rurale, por edhe të familjeve që nuk kanë mundësira të tjera arsimimi dhe futje në tregun e punës të fëmijëve,
unazën e re që po bëhet të Rrëshenit,
dy pedonalet që ishin goxha të lezetshme,
nevojën për sisteme ujitëse në një zonë të thatë, e gjithçka.
Folëm edhe për ca gjëra të tjera edhe më të ndërlikuara, por që janë për veshët e mi dhe jo për gojën time!
Midis lartësive të Dejës dhe atyre të Dervenit, kaluar anash Prosekut, ku miku im Gjon Dedaj ka parë për herë të parë dritën e Diellit, ka bërë shkollimin, ka fis e prindër, zhytur në zonën e Kthellës, kodra të buta, banuar me njerëz me vlera fisnike, që dinë të respektohen dhe të respektojnë, një ndriçim hyjnor diellor rënë mbi bimësinë dhe pemëtarinë jeshile dhe ngjyrën thekre të tokës dhe bimëve që duan ujë, shumë ujë, sepse më ngjan ajo zonë si mrekullia rurale rreth e rrotull Firences së madhe.
Katër policë bëjnë muhabet me njëri-tjetrin, qetë para komisariatit të qytetit. Nuk besoj të ketë krime në këtë zonë ku i zoti i shtëpisë kontrollon si duhet çfarë ndodh dhe ku familjet fqinje me njëra tjetrën deri në shtatë breza, e konsiderojnë veten të një gjaku. Krime ka në qytetin e madh kriminal.
Këta malsorë, ish të persekutuar dhe keqtrajtuar diku, që prej dy dekadash kanë nisur udhëtimin drejt një jete të re, a pranojnë lekë në shkëmbim të votës, o Gjon?
Jo, nuk ka lidhje përmirësimi i jetës së tyre, me bindjet e tyre politike! Lekë nuk mund t'u japësh se t'i hedhin në fytyrë që t'u ndryshosh bindjet atyre! - më përgjigjet miku im duke parë përpara rrugën ku vozit duke rrotulluar lehtë timonin.
Dhe shton: Megjithatë, po ta lesh të lirë shqiptarin më shumë voton majtas se djathtas. Kjo është përvoja gati tridhjetvjeçare. Vlerat e së djathtës konservatore a liberale, nuk lindin vetiu, ato edukohen.
Krahas ish shtëpizave të rrënuara të së shkuarës, edhe ndërtesa si vila disa katëshe të mbira mbi kodra, atje ku bajraqet ngrinin jetën dhe kokat e tyre krenare. Çdo kodër një shtëpi e madhe dhe disa shoqëruese.
Rruga drejt Kthellës, gjynah që nuk shkon deri në Lurë, e ta çajë tej e tej krahinën, gjynah që rruga e ndërtuar disa vite më parë atje vende - vende ka nisur të çahet, mos e lini të degradojë o miq se është gjynah, gjynah që për të vajtur deri në mes të krahinës sinjalizimi i fshatrave dhe i vetë Rrëshenit në rrugën e madhe të Kombit është disi kaotik, gjynah që në disa segmente e gjithë ajo rrugë degradon dhe nuk ka dalë nga një gjendje kandahariane dhe siriane. Çfarë ju kushton ta nderoni atë rrugë, përse e njollosni me disa segmente ende të dërrmuara?
Te Ura e Dalanit, në Fushë Krujë, te Ura e Milotit qarkullimi një tmerr, një vapë. Aty duhen investime! Lërini debatet për gjëra globale, për atlete si edhe për mizat në prapanicën e mushkës të komshiut!
Investoni! Se me ca punëtorë të lodhur rrugëve nuk ndërtohen e mirëmbahen dot ato. Një lopatë sot një mot prej dhjetra vitesh!
Asnjë afishe a poster elektoral të mbetur nëpër ura dhe mure nga Durrësi në Rrëshen. A thua se jetojmë në një vend të Big Brotherit dhe të heshtjes totale. Asnjë nuk është vendosur, me përjashtim të gjashtë posterave ngjitur pranë njeri tjetrit me portretin e Bamir Topit poshtë një ure, aty ku ndahet rruga për Shkodër e për Han të Hotit, që si duket nuk i është bindur vendimit të shëmtuar të opozitës për të mos bërë fushatë elektorale këtë vit!
Çfarë keqkuptimi! Na rrofshin muret e panjollosura me ish afishe! Por, pa shprehjen e lirë publike, qoftë edhe politike, politika degradon, bëhet absurde, ku ministri zihet me kryeministrin, dhe kryeministri kundërshtohet nga ministri!
O Zot, çfarë na dëgjojnë veshët, o bashkëpatriotit im mirditor, Gjon Dedaj!
E në Rrëshen rinia ka nevojë të mendohet për të, bibliotekë, qendër rinore, pishinë, qendra argëtimi, kënde lodrash, e gjithçka.
Përndryshe krahina do të shpopullohet drejt Lezhës e më tej.
Nuk duhet rinia të ndrydhet në fshatin e vet! Në kullën e vet. Në sinorin e vet!
Faleminderit, Gjon Dedaj!
Mirëupafshin, Mirëditë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38