Flash News

KRYESORE

Një ditë para protestës, Erion Kristo apelon për Xhisielën: Le ta bëjmë për inat të grekëve

Një ditë para protestës, Erion Kristo apelon për

Gazetari Erion Kristo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të mos mungojnë në protestën që do të organizohet të hënën në orën 17:30, pranë Kryeministrisë, në mbrojtje të vajzës nga Kruja që u përdhunua nga djali i deputetit, Rexhep Rraja.

Ai thekson se kjo protestë nuk mund të dështojë për inat të grekëve dhe duke marrë shembull nga vëllezërit dhe motrat tona të Kosovës që sipas tij, e tundën dje.

“Shpresojmë të mos dështojë protesta të hënën, ora 17.30, te Kryeministria, në mbrojtje të vajzës nga Kruja. Ta bëjmë këtë protestë për inat te grekeve. Imagjinoni ça do kishin bërë grekët po t’u ndodhte kjo ngjarje. Ta bëjmë këtë protestë që t’u ngjajmë vëllezërve dhe motrave të Kosovës që e tundën dje”, shkruan Kristo në postimin e tij në rrjetin social “Facebook”.

Të fundit