Flash News

KRYESORE

Një ditë para protestës, Meta ndan videon e hershme: Kurrë nuk e mendoja që do vinte kjo ditë

Një ditë para protestës, Meta ndan videon e hershme: Kurrë

Një ditë para tubimit të thirrur nga Presidenti Meta, ky i fundit ka i bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që ti bashkohen protestës së 2 marsit.

Përmes një postimi në FB, Meta ka shpërndarë një video të 30 viteve më parë, , ku studentët e dhjetorit shembën diktaturën komuniste, mes tyre është edhe Ilir Meta.

"Nuk e mendoja që pas 30 vitesh të ftoja qytetarët për të mbrojtur pluralizimin dhe demokracinë”, nënvizon Meta.

Kujtojmë se dje zëdhënësi Tedi Blushi njoftoi bashkëatdhetarët e huaj që do i bashkohen protestës se për ta ka një program të veçantë.

Postimi i Ilir Metës

Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë, që të ftoja më ✌mars të gjithë qytetarët e Shqipërisë, për të mbrojtur fitoren më të madhe të popullit tonë, pluralizmin politik, lirinë dhe demokracinë.

Vetëm paprekshmëria e Kushtetutës dhe ndëshkimi i merituar i puçistëve që e kanë dhunuar atë, do ta mbrojë popullin tonë nga instalimi i një regjimi tiranik njëpartiak dhe kleptokratik.

Po ndaj me ju disa emocione të miat kur një nga ish-drejtuesit kryesorë të Lëvizjes Studentore, Arben Imami më thërriste mua dhe disa studentë të rinj për të shkuar në përballjen finale me kupolën e diktaturës, që u detyrua të pranonte kapitullimin e regjimit më të pashembullt shtypës dhe izolues në kontinent.

Le ta dëgjojë nesër e gjithë bota demokratike thirrjen e popullit shqiptar: E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!

Të fundit