Flash News

KRYESORE

Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Rama mesazh për Listën e Luginës së Bashkuar

Një ditë para zgjedhjeve në Serbi, Rama mesazh për

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh për zërin e shqiptarëve në parlamentin e Serbisë.

Në një status në rrjetet sociale, Rama bën thirrje për mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar.

“Uroj nesër pjesëmarrja të lartë në zgjedhje dhe mbështetje masive për Listën e Luginës së Bashkuar! Bashkimi i votës për Luginën e Bashkuar fuqizon zërin e shqiptarëve dhe i jep forcë përfaqësuese një bashkësie që meriton shumë më shumë. Forca vëllezër, bashkimi bën fuqinë”, shkruan Rama, për zgjedhjet parlamentare dhe lokale që mbahen nesër në Serbi.

Për herë të parë, pesë parti politike shqiptare në komunat në jug të Serbisë, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ose siç njihet edhe si Lugina e Preshevës janë unifikuar në garën e zgjedhjeve parlamentare të 21 qershorit  në Serbi.

Ata kanë shprehur ambicien se duke shkuar të zgjedhje të bashkuar synojnë të marrin tre mandate në kuvendin serb.

Të fundit