Flash News

KRYESORE

Një ditë pas atentatit ndaj Çapjas, një makinë e djegur gjendet në Elbasan

Një ditë pas atentatit ndaj Çapjas, një makinë e

Një makinë është gjetur e djegur në lagjen “Kala” në Elbasan nga policia e këtij qyteti.

Automjeti ishte pa targa dhe policia dyshon se është djegur gjatë natës dhe se mund të jetë e qëllimshme.

Ndërkohë po punohet për të identifikuar pronarin e këtij automjeti dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Kujtojë që një ditë më parë në Elbasan është shënuar një tjetër rast kriminal, ku nga një automjet është qëlluar me armë zjarri në lagjen ‘Emin Matraxhiu’.

Pas ngjarjes mjeti me targa AA616AB është gjetur i djegur në një rrugicë në lagjen ‘5 Maji’. Burime nga policia thanë se objektiv i atentatit ishte Ardian Çapja.

Të fundit