Flash News

KRYESORE

Një ditë pas ekstradimit, avokati i Izet Haxhisë bën lëvizjen e parë për çështjen “Hajdari”

Një ditë pas ekstradimit, avokati i Izet Haxhisë bën

Një ditë pas ekstradimit nga Turqia, avokati i ish-truprojës së Sali Berishës, Izet Haxhia tregon lëvizjen e parë lidhur me çështjen për të cilën akuzohet për vrasje në bashkëpunim të Azem Hajdarit.

Në një prononcim për mediat, fillimisht avokati Fran Dashi ka treguar se gjendja shëndetësore e Haxhisë është e mirë dhe se është akomoduar si çdo i burgosur në burgun 302. Ai tha se ka nisur procedurat për hapjen e dosjes nga e para, pasi gjykata e shkallës së parë në vitin 2001 ka deklaruar ikjen e të pandehurit dhe ka bërë gjykim në mungesë.

“Çështja do shkojë drejt rihapjes. Kemi nisur procedurat dhe për të gjitha detajet do t’ju vëmë në dijeni në vijim”, u shpreh avokati.

Në muajin prill, Izet Haxhia u vetëdorëzua në policinë turke dhe lajmin e bëri vetë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Izet Haxhia është dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit, akuzë të cilën ai nuk e ka pranuar kurrë.

Ai ka deklaruar se vjen në Shqipëri me idenë për rihapjen e dosjes, megjithatë nuk dihet nëse gjykata do ta marrë parasysh kërkesën e tij.

Të fundit