Flash News

KRYESORE

Një ditë pas miratimit të ligjit për gjuhën shqipe, digjet makina e deputetes në Maqedoni

Një ditë pas miratimit mes tensionesh të zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni, digjet makina e deputetes së LSDM-së, një nga partitë më të ndjekura nga shqiptarët.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është raportuar se është përfshirë nga flakët makina e deputetes së LSDM-së nga Vinica, Sllavica Shumanska-Miteva.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Vinicës dhe dyshimet e para lidhen me votimin e ligjit për gjuhët që kaloi dje mes debtesh në Kuvend dhe protestash jashtë godinës.

Kujtojmë se LSD është partia më e votuar nga shqiptarët dhe që ka premtuar dygjuhësinë dhe federalizimin.

  

Të fundit