Flash News

KRYESORE

Një ditë pas protestës për teatrin, Yuri Kim takim me Ramën në kryeministri

Një ditë pas protestës për teatrin, Yuri Kim takim me

Një ditë pas protestës së thirrur nga aktorë dhe aktivistë të shoqërisë civile lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar duke gdhirë e diela e 17 majit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar sot në mesditë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Takimi mes tyre po zhvillohet në kryeministri.

Nuk dihet se cili është fokusi i këtij takimi, por ajo që është e sigurt është fakti se kjo lëvizje e Kim vjen në një kohë kur kriza politike është thelluar.

Opozita dha sot sinjale se do të bojkotojë tryezën për Reformën Zgjedhore, ndërsa konfirmoi pjesëmarrjen në çdo protestë të artistëve pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ngjarje që solli mjaft përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Të fundit