Flash News

KRYESORE

Një ditë pas Ramës, edhe opozita shtyn datën e protestës kombëtare

Një ditë pas Ramës, edhe opozita shtyn datën e

Opozita njofton zhvendosjen e datës së protestës së radhës kombëtare.

E parashikuar të zhvillohej më 31 maj, ditë kur do të përkonte me çeljen zyrtare të fushatës për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, opozita vendosi sot spostimin e saj më 2 qershor ora 17.00.

Burime nga PD thanë se protesta do të shtyhet për në datën 2 qershor, në respekt të besimtarëve myslimanë pasi data 31 maj është Natë Kadri.

Ndërkohë, një ditë më parë, edhe kryeministri Edi Rama deklaroi se do të zhvendoste datën e çeljes së fushatës më 1 qershor, për shkak të protestës së opozitës.

Të fundit