Flash News

KRYESORE

Një ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar, çfarë po ndodh sot

Një ditë pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar sot situata në ambientet që dje “ziente” nga protesta dhe përplasjet me policinë duket e qetë.

Aktualisht, në këtë zonë po punohet për heqjen e interteve dhe të materialeve që kanë mbetur pas shembjes së godinës dje në orën 4.30 të mëngjesit, ngjarje që shkaktoi protesta për 12 orë të qytetarëve, aktivistëve dhe ish deputetëve të opozitës, mes të cilëve pati dhjetëra të shoqëruar në komisariate.

Ndërkohë, edhe sot vazhdojnë të mbeten barrierat metalike të vendosura që prej ditës së djeshme, për shkak se sot në orën 16.30 pritet të zhvillohet sërish një protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, thirrje që i është përgjigjur me pjesëmarrje edhe opozita e bashkuar.

Të fundit