Flash News

KRYESORE

Një ditë pas tërmetit, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme: Na u desh reflektim

Një ditë pas tërmetit, Rama shpall gjendjen e

Një ditë pas tërmetit me magnitudë 6.4, kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Vendimin e ka komunikuar në mbledhjen që po mban herët në mëngjes me Këshillin e Ministrave.

“Ne sot do shpallim gjendjen e jashtëzakonshme bazuar nga Kushtetuta e legjislacionit përkatës. Duke u nisur nga natyra e problematikës dhe perimetri i situatës të jetë një gjendje në dy rajonet e prekura e ku plagët janë të hapura, Tiranës dhe Durrësit.

Për ata që nuk e dinë, nuk është vetëm çështje financash, sepse s’kemi lënë mangët askujt, por është një seri masash.

Nuk e di a janë të gatshëm, ata që e predikuan për t’ju nënshtruar këtyre masave dhe kjo ka qenë arsyeja që ne kemi marrë pak kohë për të reflektuar mbi këtë, pasi përkon me krijimin e një niveli të ri të qeverisjes së situatës për një periudhë 30 ditore. Ka disa detyrime për ata që duhet ta qeverisin e ndoshta nuk u vjen përshtat për ata që e kanë predikuar duke menduar se ishte temë për të bërë politikë, ndërsa Shqipëria ishte në lot”, tha Rama.

Basha me banorët e prekur nga tërmeti në Thumanë, thirrje Ramës: Shpall gjendjen e emergjencës

Të fundit