Flash News

KRYESORE

Një ditë pas tragjedisë në Zvërnec Policia e Vlorës merr masa

Një ditë pas tragjedisë në Zvërnec Policia e

Një ditë pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën tre të rinj në plazhin e Porto Novës në Zvërnec, Policia e Vlorës ka ngritur një patrull lëvizëse me motor për të sensibilizuar pushuesit që të kenë kujdes dhe t'i shmangen zonave anësore ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë.

Sot Plazhi i Porto Novës ka qënë pothuajse i boshatisur edhe për shkak të reshjeve të shiut, përveç disa pushuesve që kanë vijuar të pashqetësuar plazhin. Ndërkohë banorë të fshatit Zvërnec janë shprehur për Report Tv, se plazhi i Porto Novës është një nga më të bukurit në Vlorë, por përbën rrezikshmëri për pushuesit që nuk e njohin pasi ka rryma të brendshme.

Filip Balli dhe banorë të tjerë të zonës shprehen se edhe vetë kanë rrezikuar jetën, ndaj duke ditur rrezikshmërinë nuk lahen më aty.

Ata i kanë bërë thirrje institucioneve përkatëse, që të vendosin tabela sinjallizuese dhe mjete detare me punonjës policie. Gjatë viteve të fundit mbi 30 persona janë mbytur në zonën e plazhit në Zvërnec, duke mos ditur se kjo zonë është e rrezikshme veçanërisht për ata që nuk dinë not.

Të fundit