Flash News

KRYESORE

Një ditë pas vdekjes së 67-vjeçarit në galeri, minatorët protestë para kryeministrisë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku një minator 67-vjeçar humbi jetën në një nga galeritë në minierën e Bulqizës, minatorët nga i gjithë vendi kanë zhvilluar një protestë para godinës së kryeministrisë në Tiranë.

Ata kërkojnë që partitë të ulen dhe të bien dakord për vendosjen me ligj të statusit të minatorit, ashtu siç ndodhi edhe me ushtarakët. Kreu i Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri në një intervistë per “Fax News” deklaroi se protesta ka të bëjë me thirrjen ndaj qeverisë për statusin e minatorit.

“Kërkesa bazë është minimumi i pensioni 135% i pagës minimale të minatorit. Kërkesë  tjetër është përshkallëzimi i moshës së pensionit. Me 12 e gjysmë dalin 55 vjeç në pension, që nuk i mohon të drejtën askujt, ekziston në të gjithë botën. Kërkesë tjetër është që trajtimi mjekësor të jetë falas. Kërkojmë transparencë në shpërndarjen e fondeve dhe ka abuzime në skemën e pensioneve të minatorëve”, u shpreh Xibri.

Nga ana tjetër, edhe minatorët e Munellës kanë zhvilluar një tjetër protestë paralele dhe kërkojnë që kompania për të cilën punojnë të japë pagat e prapambetura. 

Një ditë më parë një 67 vjeçar ka humbur jetën në galerinë 34, në Zonën D. I moshuari i pajetë, i cili duhet të kishte dalë në pension, quhet Enver Koçi, por ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë.  

Fiqiri Xibri

 

 

Të fundit