Flash News

KRYESORE

Një ditë pas vizitës në Gjermani, Rama nis takimet në “gjurmët” e Bashës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e tij me takime të rëndësishme, që prej mëngjesit të sotëm.

Një ditë pas vizitës dy-ditore në Berlin, Rreth orës 10.30 të ditës së premte, Rama ka mbledhur në një tryezë të përbashkët biznesin e vogël dhe atë të mesëm, për të diskutuar mbi situatën ekonomike dhe taksat.

I pranishëm në këtë takim është edhe ministri i Financave dhe i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Kujtojmë se dy javë më parë, të njëjtin takim dhe në të njëjtin ambient ka mbajtur e edhe kreu i PD, Lulzim Basha, me të cilët diskutoi barrën e vendosur së fundmi nga qeveria, TVSH 20%.

Pasi parashtruan problemet e tyre, opozita mbështeti nismën e biznesit për mbylljen e qepenave për dy orë në të gjitha tregjet, ne shenjë proteste kundër TVSH-së.

Ndërkohë, një ditë më parë Rama mbërriti nga Berlini ku zhvilloi takime me kancelarin Angela Merkel dhe deputetë të tjerë të Bundestagut gjerman, si një nga tre shtetet skeptike për përfshirjen e Shqipërisë në BE.

Të fundit