Flash News

KRYESORE

Një ditë pas votimit të ‘5 qershorit’, Meta mbledh në zyrë ambasadorët e BE

Një ditë pas votimit të ‘5 qershorit’, Meta mbledh

Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrën e tij presidenciale ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian, këtë mëngjes.

Në takim, mësohet se janë prezent ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Spanjës, Francës dhe asaj italiane, ndërsa pak ditë më parë zhvilloi një takim edhe me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim (kjo e fundit një ditë pas takimit me Ramën në kryeministri).

Ky takim vjen një ditë pasi Kuvendi miratoi dje me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit, mes PS, PD, LSI dhe opozitës parlamentare, mbi bazën e të cilës do të bëhen ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Megjithatë, debati politik vijon të jetë i ‘ndezur’, për shkak të nismës së mazhorancës dhe opozitës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, debat që po vijon të diskutohet në tryezën e Këshillit Politik.

Lexo edhe: Deklaratat pas ‘fitores’ së 5 qershorit targetojnë Ramën: Ku ndryshojnë gjermanët, amerikanët dhe BE, dhe a do shkohet deri te ‘lista e zezë’

 

Të fundit