Flash News

KRYESORE

Një ditë pasi dha dorëheqjen, Saimir Tahiri shfaqet sërish në Kuvend

Një ditë pasi dha dorëheqjen, Saimir Tahiri shfaqet sërish

Një ditë pasi deklaroi se dorëzon mandatin e deputetit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur sot në ambientet e Kuvendit.

Shkak është bërë dorëzimi i mandatit të deputetit. Dorëzimi i mandatit është bërë te kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, për të vijuar më pas me procedurat e hapjes së vakancës për zëvendësimin e tij në parlament.

Në listë i takon Spartan Brahos, i cili mëngjesin e sotëm zhvilloi një takim me kreun e Kuvendit, Ruçi. Në rast se ai nuk e pranon, mandati mund t’i kalojë Eljo Hyskaj, kreut t FRESH.

Ditën e djeshme, Tahiri mbajti një konferencë për shtyp, ku veç dorëheqjes, ai kritikoi ashpër edhe Ramën e pasardhësin e tij, Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte, prokuroria mund ta hetojë Saimir Tahirin tashmë si një qytetar të lirë.

Të fundit