Flash News

KRYESORE

Një ditë pasi LSI e vuri në shënjestër, nënkryetari i bashkisë largohet nga FRD dhe i bashkohet PS

Një ditë pasi LSI e vuri në shënjestër,

Astrit Kuçi, nënkryetar i Bashkisë Pukë ka dhënë sot dorëheqjen si kandidat për deputet i FRD në Shkodër vetëm një ditë pas deklaratës së fortë të nënkryetarit të LSI, Luan Rama se është një nga personat e përfshirë në dhunën ndaj kryetares së LSI dhe LRI në Pukë.

Kuçi ka deklaruar ka sqaruar se po dorëhiqet pasi do të mbështesë PS dhe kandidatin Paulin Luli.

“Dorëhiqem nga kandidimi pasi do të mbështes PS dhe kandidimin Paulin Lulit” mësohet të ketë thënë Kuçi.

Luan Rama akuzoi një ditë më parë Kuçin se është i përfshirë në dhunën ndaj kryetares së LSI Saimira Laçi dhe kryetares së LRI­, Romina Kuçi në Pukë.

 

Të fundit