Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Një ditë pasi Meta publikoi SMS e diplomatit të huaj, reagon ambasada e SHBA: Reforma zgjedhore e dhimbshme, të mos çorientohemi
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar sot në mesditë lidhur me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe duke apeluar se ajo duhet të ecë përpara që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes evropiane.
Ambasada shkruan se Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj reformës, teksa apelon se nuk duhet të humbasë përqendrimi dhe se duhet të ecë përpara, hap pas hapi.
“Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar. Në përgjigje të kësaj kërkese, në vitin 2016, Parlamenti miratoi unanimisht ligjet themelore për reformën.
Prej atëherë, janë ngritur institucione kyçe dhe zbatimi vazhdon për t’i bërë ato funksionale. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane. E gjithë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vijojë të mbështesë synimin e popullit shqiptar. Ne nuk duhet të humbasim përqendrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, shkruan ambasada.
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar disa herë ditët e fundit, duke i përcjellë mesazhe të prera dhe ultimative politikës shqiptare për dy reformat e rëndësishme si ajo në Drejtësi dhe Zgjedhore.
Ajo tha se pa zbatimin e tyre nuk ka integrim në BE. Madje, në një reagim të hershëm, ambasadorja Yuri Kim ngriti dyshime të forta për “një marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën”.
Po ashtu, mesazhi i sotëm i SHBA vjen një ditë pasi presidenti Ilir Meta, i cili jo vetëm që përsëriti se ky dyshim nuk mund të lidhet me të, por publikoi në emision Opinion mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA.
Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që janë bërë jashtë syrit të medias në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe ku thuhet se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.
“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtar në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplomat korrekt dhe ka qenë në atë takim.
Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE.
Mirmëngjes Beni thotë. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që Arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit.
Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë.
Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve”, u shpreh dje Meta.
Po ashtu, presidenti komentoi edhe takimin e Yuri Kim në presidencë me këshilltarët e tij pak ditë më parë, por jo me vetë Metën.
“Ore unë nuk jam njeri papunë që do pres pa orë këdo”, tha Meta, duke shtuar se “Këto janë mashtrime që shpërndan Fuga me ata që ka Rama në Ambasada. Nuk është e vërtetë që ka kërkuar takim zyrtar me presidentin. Kur ajo të kërkoj takim zyrtar dhe do pritet në mënyrë zyrtare. Takimin e kanë kërkuar këshilltarët dhe është takuar me ta”.