Flash News
Përfshihet ne flakë një apartament te ‘Zogu i zi’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Një ditë përpara 10 vjetorit të pavarësisë, Kosova dhe Mali i Zi arrijnë marrëveshjen për kufirin. Haradinaj: Do rishikohet dhe do miratohet
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një statusi në Facebook, ka konfirmuar lajmin për arritjen e marrëveshjes për korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi.
“Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviç në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi deklaroi se është takuar në mëngjes me kryeministrin Ramush Haradinaj të cilit ia ka prezantuar marrëveshjen e arritur me Malin e Zi.
Thaçi ka zbuluar para gazetarëve marrëveshjen e përbashkët për Demarkacionin, me presidentin e Mali të Zi.
Nëpërmjet një deklarate dy presidentët u kanë bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Këtë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës.
“Kjo deklaratë bënë thirrje për përmbylljen e kësaj marrëveshje dhe më pas përmes grupeve punuese do të rishikohet kjo", ka thënë presidenti.
I pyetur për kushtet e vëna nga BE për vizat, ai tha se është jetike të ratifikohet demarkacioni në Kuvend.
“Nga 95 kriteret ne kemi përmbushur 94, ka mbetur vetëm demarkacioni që do ta kryejmë në ditët e ardhshme. Probleme kanë të gjitha vendet e BE-së, por nuk do të jetë pengesë që mos të ndodh liberalizimi”, tha Thaçi.