Flash News

KRYESORE

‘Një drejtësi e kapur është e paralizuar’, Berisha: Rama synon të vendosë diktaturë

‘Një drejtësi e kapur është e paralizuar’,

Ish-kryeministri Sali Berisha e sheh nismën e maxhorancës për të mos e bërë detyrues betimin tek Presidenti të të zgjedhurve në organet e drejtësisë, si tentativën e kryeministrit Rama për të kapur sistemin.

Gjithçka po bëhet për të kapur si gaforre drejtësinë. Në ka figurë të diskredituar në Europë në sistemet e drejtësisë, është Dvorani që nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese që edhe 100 vite nuk preket më as me ligje e Kushtetutë”, tha Berisha në një intervistë për tv Klan.

Berisha thekson se drejtësia në Shqipëri është paralizuar, dhe kjo pavarësisht se ndërkombëtarët e shohin ngritjen e SPAK-ut si organi që do të vërë përpara drejtësisë zyrtarë të lartë të korruptuar.

“Po shkohet drejt një drejtësie të paralizuar. Një drejtësi e kapur. Kanë gabuar rëndë ata që kanë përdorur qëndrime policeske jo ka frikë jo s’ka frikë. Një drejtësi e kapur është e paralizuar. E kapën njëherë drejtësinë këta të qeverisë dhe ajo dështoi, dhe kjo ka të gjitha shanset për të dështuar. Ose këtu vendoset diktaturë dhe këtë synon Rama dhe drejtësia mbetet e paralizuar”, u shpreh Berisha.

Të fundit