Flash News

KRYESORE

Një drekë ish kryeministrash, çfarë diskutoi Berisha me Stephen Harper

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper.

Me anë të një postimi në faqen e tij të facebook, Berisha tha se ‘pata rastin ta njohe mikun e shquar me problematiken madhore te krijuar nga instalimi i narkoshtetit ne Shqiperi, shkaterrimin e mekanizmit zgjedhor ne vend si dhe sundimin e krimit si vendimmarres ne te gjitha nivelet’.

Postimi i Berishës

Dreke me Kryetarin e Bashkimit Nderkombetar Demokrat (IDU), ish kryeministrin e Kanadase Stephen Harper.

Miq, sot pata kenaqesi te veçante te drekoj me presidentin e Bashkimit Nderkombetar Demokrat dhe ish kryeministrin e Kanadase, z Stephen Harper, i cili ne nentor te vitit 2007 me kishte pritur si kryeminister i Kanadase ne Otava dhe mbeshtetur anetaresimin e Shqiperise ne NATO.

Ne dreke pata rastin ta njohe mikun e shquar me problematiken madhore te krijuar nga instalimi i narkoshtetit ne Shqiperi, shkaterrimin e mekanizmit zgjedhor ne vend si dhe sundimin e krimit si vendimmarres ne te gjitha nivelet.

Gjate drekes diskutuam gjithashtu per probleme te rajonit, rrezikun e madh qe paraqesin perpjekjet luftenxitese te ndryshimit te kufinjve ne Ballkan, perpjekje qe kane qene shkaku i te gjitha luftrave te shumta te rajonit.

Ne kete dreke ishte i pranishem edhe kryetari i PR Fatmir Mediu, diskutimet ishin te hapura. sb

Të fundit