Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Një drekë ish kryeministrash, çfarë diskutoi Berisha me Stephen Harper
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me ish-kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper.
Me anë të një postimi në faqen e tij të facebook, Berisha tha se ‘pata rastin ta njohe mikun e shquar me problematiken madhore te krijuar nga instalimi i narkoshtetit ne Shqiperi, shkaterrimin e mekanizmit zgjedhor ne vend si dhe sundimin e krimit si vendimmarres ne te gjitha nivelet’.
Postimi i Berishës
Dreke me Kryetarin e Bashkimit Nderkombetar Demokrat (IDU), ish kryeministrin e Kanadase Stephen Harper.
Miq, sot pata kenaqesi te veçante te drekoj me presidentin e Bashkimit Nderkombetar Demokrat dhe ish kryeministrin e Kanadase, z Stephen Harper, i cili ne nentor te vitit 2007 me kishte pritur si kryeminister i Kanadase ne Otava dhe mbeshtetur anetaresimin e Shqiperise ne NATO.
Ne dreke pata rastin ta njohe mikun e shquar me problematiken madhore te krijuar nga instalimi i narkoshtetit ne Shqiperi, shkaterrimin e mekanizmit zgjedhor ne vend si dhe sundimin e krimit si vendimmarres ne te gjitha nivelet.
Gjate drekes diskutuam gjithashtu per probleme te rajonit, rrezikun e madh qe paraqesin perpjekjet luftenxitese te ndryshimit te kufinjve ne Ballkan, perpjekje qe kane qene shkaku i te gjitha luftrave te shumta te rajonit.
Ne kete dreke ishte i pranishem edhe kryetari i PR Fatmir Mediu, diskutimet ishin te hapura. sb