Flash News

KRYESORE

Një Dritë dhe Shkëndijë na përfaqëson ende në Ligën e Evropës

Një Dritë dhe Shkëndijë na përfaqëson ende në

Sot ishte një ditë e errët për tre ekipet e Kategorisë Superiore, Teuta, Laçi dhe Kukësi në Ligën e Evropës, por për shqiptarët do të "ndriçojë ende një dritë".

Kampionët e Kosovës, Drita e Gjilanit do të vazhdojë rrugëtimin evropian, pasi ka eliminuar Sileksin e Maqedonisë së Veriut në transfertë me rezultatin 2-0. Në turin e tretë të Ligës së Evropës, bardhekaltërit do të udhëtojnë në Poloni e do të ndeshen me Legian e Varshavës.

Por jo vetëm "Dritë", por edhe "Shkëndijë". Një tjetër ekip shqiptar që nderoi sot ngjyrat kuqezi ishte edhe Shkëndija e Tetovës, e drejtuyar nga Ernest Gjoka. Tetovarët kanë eliminuar në transfertë rumunët e Botoshanit me rezultatin 1-0, dhe në raundin e tretë do të ndeshet me Totenhemin e Murinjos.

Të fundit