Flash News

KRYESORE

Një etapë e re në marrëdhëniet mes patriarkut rus dhe Vatikanit

Një etapë e re në marrëdhëniet mes patriarkut rus dhe

Patriarku rus Kirill dhe numri dy i Vatikanit, Pietro Parolin përshëndetën sot në Moskë një etapë të re në marrëdhëniet e tyre mes Kishës Ortodokse ruse dhe Katolike duke bërë thirrje për riforcim të bashkëpunimit.

“Një etapë e re në marrëdhëniet mes dy Kishave ka filluar vërtet”, përshëndeti patriarku i Moskës, Kirill në pritje të numrit dy të Vatikanit, Pietro Parolin në residencën e tij, në manastirin Danilov në kryeqytetin rus.

“Gjatë një takimi me Papa Françeskun në muajin shkurt në Havana ne kemi shfaqur qendrimet tona mbi problemet bashkëkohore shumë të rëndësishme dhe ky bashkim na mundëson të realizojmë projektet e nevojshme me përmbajtje reale”, theksoi ai.

Takimi në Kubë ishte i pari mes du krerëve të dy besimeve më të mëdha të krishtera në rreth një mijë vjet dhe u shënua me nënshkrimin e një deklatate të përbashkët.

“Takimi në Havana i dha një impuls të ri marrëdhënieve tona”, theksoi sekretari i Shtetit i Vatikanit.

Të fundit