Flash News

KRYESORE

Një fitore në katër ndeshje, federata vendos për të ardhmen e Panuçit

Një fitore në katër ndeshje, federata vendos për të

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka vendosur që trajneri Kristian Panuçi të vijojnë të drejtojë ekipin kuqezi, pavarësisht rezultateve të dobta dhe lojës aspak bindëse.

Duke folur në një intervistë për TV Klan, kreu i federatës argumenton se nuk është luksi që të ndërrohet trajneri tani, pasi në Mars nisin kualifikueset për kampionatin evropian.

“S’është koha për vendime të nxituara. Panucci ka të mirat e të këqijat e veta. S’kemi luksin të ndërrojmë trajner. Skuadër modeste. Që të bëjmë mirë duhet të jemi të gjithë pozitivë. S’kemi menduar për trajner tjetër mbështetje maksimale Panuccit”.

“Eksperimente u bënë, fituam Ismajlin dhe Uzunin, skuadra e konsoliduar edhe në mendjen e stafit. Biseduam të bëjmë më mirë gjërat organizative, se nga ana teknike e ka vetë në dorë trajneri”.

Takimi i radhës mes tyre do të jetë më 2 Dhjetor për shortin e Europianit ku Shqipëria shpreson se do të kualifikohet, njësoj si me De Biasin.

Të fundit