Flash News

KRYESORE

Një flamur amerikan në Tiranë, viti 1920

Një flamur amerikan në Tiranë, viti 1920

Gazetari  i mirënjohur i “Zërit të Amerikës” Ilir Ikonomi, ka postuar në rrjetin facebook një foto të rrallë të Tiranës së viteve 20-të, të shoqëruar me komentin e mëposhtëm:  

“Flamuri është varur mes dy ndërtesave, njëra prej të cilave (djathtas) është spitali i Kryqit të Kuq amerikan. Flamuri ka 48 yje, që përfaqësonin 48 shtete amerikane, nga 50 që janë sot.

Kryqi i Kuq amerikan erdhi në Shqipëri në vitin 1919, pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore. Ata u urdhëruan të qëndronin në Evropë për të ndihmuar vendet më të varfra.

Pa ndonjë interes të dukshëm politik dhe pa shumë fjalë, amerikanët sollën pajisje dhe hapën klinika e farmaci, organizuan shkolla dhe u kujdesën sidomos për fëmijët e varfër dhe të pastrehë. Kur ikën, i lanë pajisjet në Shqipëri.

Vitet e qëndrimit të tyre janë ndër historitë më humanitare që ka përjetuar ndonjëherë Shqipëria.”

 

Të fundit