Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kryeminstri Edi Rama ka publikuar një foto nga aktivitetet për festën e flamurit sot në qytetin e Vlorës, ku figura të larta të politikës, besimeve fetare, nga Kosova e Shqipëria, u përulën përpara heronjve të pavarësisë së vendit.
Mirëpo në këtë foto të publikuar nga Rama, ky i fundit ka bërë orvatje për ta paraqitur tabllonë në foto si shenjë të unitetit kombëtar, si politik ashtu edhe fetar.
Në fakt, aty shihen kësulat e klerit fetar të vendit, dhe pas tyre, dallohen Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryebashkiaku socialist i Vlorës Dritan Leli e kështu me radhë.
Por në të mungon opozita reale, pra përfaqësues të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Për këtë arsye, fotoja mbetet e cunguar në përpjekjet e saj për të shfaqur një unitet kombëtar, që de facto mungon.
Interesant është fakti se Rama këtë foto ia ka huazuar Fate Velajt, i cili është kujdesur që ta shënjojë mirë autorësinë e shkrepjes, ndoshta nga meraku që kreu i ekzekutivit ta vërejë mirë.
/Politiko.al