Një grua zëvendëson Donald Lu-në, Trump emëron ambasadoren e re amerikane në Tiranë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Kathleen Ann Kavalec do të jetë pasuesja e Donald Lu në krye të diplomacisë amerikane në vendin tonë.

Njoftimi është bërë i ditur nga ‘Shtëpia e Bardhë’.

Kavalec aktualisht mban detyrën si Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit ndërkohë që ka mbi tre dekada përvojë si një diplomate.

Më herët ajo ka shërbyer në disa vende ndërsa zotëron gjashtë gjuhë të huaja.