“Një hall më pak për shqiptarët”, Aurela Hoxha heq dorë nga operacionet plastike

Aurela Hoxha shpesh komentohet në media e nëpër rrjete sociale për ndërhyrjet e shumta që ka bërë në trupin e saj.

Një tjetër foto me filtër që zmadhon buzët, ka hapur sërish debat në profilin e saj në Instagram duke e akuzuar modelen se prapë ajo ka bërë ndërhyrje në buzë. Por kësaj radhe Aurela ka reaguar e madje ka treguar se ajo nuk do të bëjë më kurrë buzët:

“Qetësohuni njerëz të “mirë”, nuk i kam bërë më, përkundrazi, prej kohësh i kam hequr mbushjen dhe s’do t’i bëj më kurrë (ja një hall më pak për shqiptarët). A nuk duket qartë që është filter? Apo menduat që kam bërë tatu? P.s si ju duket kënga më e re e Albanit? Që t’i kthehemi temës.”