Një karton i verdhë i çon në CAS, Reali fiton dhe lë thatë Barcelonën

Real Madridi ka fituar çështjen e kartonit të Casemiros në CAS. Klubi spanjoll kërkoi rigjykim të kartonit që mesfushori brazilian mori ndaj Villarrealit dhe arriti ta fitonte, pasi gjykatësit e CAS vendosën që t’ia hiqnin.

Zidane mund të qetësohet, pasi numri i kartonëve të lojtari nga 4 shkon në 3 dhe nuk rrezikon ndeshjen ndaj Barcelonës. Titullari i madrilenëve mund të mos luante në “El Clasico” nëse ndëshkohej kundër Mallorcas, por tani gjërat janë qetësuar.

Vendimi i CAS-it nuk ka lënë një shije të mirë në Katalunja, aty ku Barcelona priste që Casemiro të rrezikonte ndeshjen e tyre. Braziliani njihet për futbollin e tij të ashpër dhe veprimet e nxituara.