Flash News

KRYESORE

Një katastrofë mjedisore në Vlorë, hidhet solar në zonën e Triportit

Pas skandaleve në bregdetin e jugut, sidomos në atë të Sarandës dhe Ksamilit, vjen edhe një tjetër skandal, me ndotje mjedisore e shkatërrim të ekosistemit.

Ndotet bregu i detit në zonën e Triportit. Bëhet fjalë për një sipërfaqe 200 metra, që është ndotur nga solari i hedhur në afërsi të bregdetit të Triportit dhe Zvernecit.

Ndotja është në nivele të larta. Vajrat janë hedhur në det por nuk dihet ende se kush e ka kryer këtë veprim.

Autoritetet portuale së bashku me ato të Policisë po hetojnë për këtë katastrofe mjedisore.

Dyshohet se ndotja mund të ketë ndodhur kryesisht gjatë orëve të natës, apo të jetë hedhur nga ndonjë mjet lundrues.

Edhe herë të tjera janë regjistruar problematika të tilla në zonën e Zvërnecit, madje edhe gjatë sezonit turistik duke larguar larguar edhe pushuesit nga bregdeti.

Të fundit