Flash News

KRYESORE

Një kokë plot me ide

Kur vjen stina e verës edhe flokët vishen ndryshe, me detaje që vështire se mund të kalojnë pa u vënë re. Që nga lulet e deri tek fjongot super të mëdha.

Ja disa sekrete:

Bisht mëndafshi

Nje model ideal për ato që kanë qafë të hollë. Pasi të kesh shtrirë flokët dhe t'i kesh ndare me vizë në mes lidhi bisht pak sipër qafës. Pastaj mbështet foulard-in si një rreth dhe kaloje përreth bishtit.

Lule të viteve '20

Teatrale dhe rétro. Kjo është hija që John Galliano u jep edhe veshjeve. Duke u dhënë efekt flokëve me volum mbi veshë, ata që dalin në pah janë sytë. Duhen bere dy bishtaleca te cilët duhet fiksuar me trëndafila stofi, xhel dhe shkëlqim.

Onde me gur

Nëse do te pushtosh skenën , kopjo Dior . Frymëzuar nga look-u i yjeve të hollivudit evidentohet goja, e cila duhet të jetë e trukuar fort.

Look Hawaiian

Vëndos lule në kokë. Këtë veŕë shkojnë krehjet e abullta, qe behen romantike nga rrathet me lule dhe fjongo , siç është pare në sfilatat e Betsey Johnson. Një krehje me volum, që u shkon atyre me fytyrë të dobët.

Të fundit