Flash News

KRYESORE

"Një komb", urimet e kuq e zi të vipave shqiptarë

"Një komb", urimet e kuq e zi të vipave shqiptarë
28 Nëntori ka ngjyrosur Instagramin në kuq e zi nga postimet e ndryshme të shqiptarëve që ndodhen kudo në gjithë botën. Sot, të famshëm dhe të tjerë kanë uruar në mënyrën e tyre festën e Flamurit. Dukagjin Lipa, babai i Duas shkruan në postimin e tij në Instagram: "Një Komb, një Flamur. Urime dita e flamurit." Ermonela Jaho ka bërë një postim të gjatë duke theksuar vlerat e shqiptarëve: "Patriotizmi është dashuri për atdheun, por nuk mundesh te duash atdheun pa dashur bashkëatdhetarët. Nuk do të merremi vesh gjithmonë, por duhet të mbështesim njëri-tjetrin, të gjejmë gjuhën e përbashkët, dhe të ndërtojmë ura drejt diferencave tona për të përndjekur të mirën e përbashkët… Gëzuar festat kombëtare…" Më poshtë, shihni disa nga urimet më të veçanta të të famshmëve shqiptarë anë e mbanë botës:
 
View this post on Instagram
 

Gëzuar Ditën e Flamurit , nga Shqipet e Amerikës (Chicago) 🇦🇱

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

 
View this post on Instagram
 

Gzuar 28 Nandori Dita e Flamurit 🇦🇱

A post shared by MC Kresha (@tavnikcity) on

 
View this post on Instagram
 

Gëzuar 28 nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo janë! Gëzuar Festën e Flamurit! 🇦🇱

A post shared by ISLI ISLAMI (@isli_islami) on

 
View this post on Instagram
 

Brez mbas brezit do e mbajm’ G’zuar shqyp’tarve kudo që jan’!

A post shared by sidritbejleri (@sidritbejleri) on

 
View this post on Instagram
 

Të dashur Motra dhe Vëllezër, Qytetarë dhe qytetare të mbarë Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, Malit të Zi e Çamërisë, Bashkatdhetarë kudo që ndodheni, Gëzuar 28 Nëntorin, ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Flamurit tonë të zemrës, Atdheut tonë të dashur. Në këtë ditë të shënuar të gjithë ndihemi krenarë dhe përkujtojmë luftrat dhe sakrificat e popullit tonë për të qënë i lirë dhe i pavarur, duke ruajtur krenarinë e shqiptarit në çdo situatë që ndodhemi, brenda e jashtë Atdheut. Kjo ditë e shenjtë kombëtare duhet jo vetëm të na gëzojë, por edhe të na bëjë të reflektojmë! T’i shtrijmë dorën më të dobtëve dhe të margjinalizuarve, të mos pranojmë arrogancën, të punojmë për një shoqëri të hapur, tolerantë dhe solidare. Ne nuk mund të lejojmë që diferencat sociale dhe ekonomike të cënojnë dinjitetin e barabartë të qytetarëve dhe barazinë e tyre para ligjit. Hemoragjia e një rinie që e kërkon të ardhmen jashtë atdheut, duhet të jetë një këmbanë e fortë alarmi për një reflektim të sinqertë dhe mbi të gjitha patriotik. Motra dhe vëllezër, ju bëjmë thirrje të mos shuajmë shpresën për ditë më të lumtura në këtë vend të begatë. Shqipëria meriton dashuri dhe besim, ua kemi borxh të parëve tanë, etërve të kombit! Familja Mbretërore do të jetë kurdoherë në shërbim të kombit shqiptar, pa kushte, me përkushtim të plotë, me dashuri vëllazërore dhe me besim të pakompromis në Zot e në Atdhe. Rroftë Kombi Shqiptar! Rroftë Bashkimi Kombëtar!"

A post shared by Prince Leka (@princleka) on

Të fundit