Flash News

KRYESORE

Një komedi mjaltë e ëmbël

Kinemaja më moderne e momentit, me risi teknologjike bashkëkohore, hap sot dyert për komedinë e shumëpritur “Dy Gisht Mjaltë” me Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën.

Premiera starton në orën 19:00 në një event special ku vete protagonistet do të jenë të pranishëm për të takuar audiencën në një festë të mirëfilltë para shfaqjes së filmit, argëtim, pije, foto profesionale, autografe për të gjithë fansat.

Falë kërkesave të shumta dhe rezervimeve të kryera,  tanimë do t’ju duhet të vini në avancë për të zgjedhur sallën dhe vendet.

Me 14 shfaqje në ditë, kjo histori shqiptare vjen në Cineplexx QTU, me një pasqyrë të fortë mbi realitetin e jetës tonë, traditat e vendit, një film ku mund ta gjesh të përditshmen që ne jetojmë.

Nuanca humori, skena që ju përfshijnë, 100 minuta qe do t’ju lënë pa frymë nga të qeshurat. Një film për të gjithë!!! Mos mungoni, merrni mamin , babin, motrën, vëllanë, shokun dhe shoqen….të gjithë në QTU për të parë "Dy Gisht Mjaltë"!

Të fundit