Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zef Zefi
Mbërritja e komunistëve: Çfarë janë këta, pyesnin shqiptarët për maskat (prej fronti) të komunizmit që filluan të duken në Shqipëri në fillim të viteve '40 të shekullit të kaluar, ndërkohë në Mirditë, këtë maskë ata s'e hoqën dot dhe për 20 vjet të tjera, (vitet '60) derisa e nënshtruan me zjarr, hekur e luftë të pastër civile. Kishin mbërritur bolshevikët, mercenarët shqiptarë kozmopolitë, të shitur tek internacionalizmi antikombëtar.
Me rënien e Mirditës dhe malësive të tjera, këta armiq të betuar të lirisë, instaluan, shpallën, aplikuan dhe afirmuan luftën. Lufta u bë kryefjalë e çdo fjalie, duke filluar nga fëmijët e çerdhes deri te funeralet; kryefjalë e mbledhjeve, takimeve, kongreseve, festave, gjykatave, në kushtetutë, në kode penale, civile, deri te kodi i familjes dhe ai gjenetik.
Lufta e këtyre maskave ideologjike "shqiptare", shfarosi shqiptarë më shumë se luftrat pushtuese, botërore e rajonale të shek XX. "Lufta e klasave, është forca kryesore lëvizëse që çon përpara zhvillimin e shoqërisë dhe konsolidon fitoret e socializmit,-" direktivonte, ideologu dhe udhëheqësi terrorist shqiptar me triumfalizëm mbasi e kishte vdekur politikën, shtetin, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
"Lufta dhe Perversiteti asgjësojnë shtetin...- thotë filozofi (i majtë) bashkëkohor M. Rekalkati i cili nuk i referohet ferrit shqiptar, luftës civile ndërshqiptare "...njerëzit jetonin në paranojë duke ia nështruar individualitetin dhe subjektivitetin e tyre, ideologjisë...,partisë, -pastaj vazhdon; -...busulla e masave ishte orjentuar në drejtim të idealit, proceset historike ishin të ndara për ontologji të mirët kundër të këqijve.
Përfundimisht, shekulli XX ishte shekulli i fanatizmit paranojak, lufta e plumbit, vdekja e fjalës, vdekja e politikës. Sot, në shek XXI, politikën po e vdes perversiteti..."-përfundon filozofi. Perversët...? Fjala pervers, në përdorimin e zakonshëm, ka hyrë si term që lidhet me perceptimin frojdjan, dmth si praktika seksuale të devijuara ose të dhunshme, si tejkalim i nevojës për riprodhim. Frojdi, seksin e kafshëve e konsideronte normal, ndërsa atë njerëzor pervers. Sepse, ndërsa kafshët e bëjnë atë vetëm për nevojat e ekonomisë së species, njerëzit më shumë se për riprodhim, e bëjnë për të kënaqur një pulsion tjetër, atë të dëshirës së un-it, gjë që te kafshët mungon.
Zhak Lakan (1901-1981) një nga psikanalistët dhe filozofët më të famshëm francezë, që e ka studiuar dhe shpjeguar këtë pulsion human (dëshirën) në raport me ligjësitë natyrore apo me ato humane të (kufizimeve) morale, shoqërore, kushtetuese apo penale. Ai del në përfundimin se perversiteti i vërtetë, pra perversët klinikë, nuk janë personazhet biblikë që thyejnë këshillën e Zotit për pemën, as personazhet e Dostojevskit, për arsye se të parët, biblikët, mbas fajit ndjejnë turp për lakuriqësinë e tyre, edhe të dytët, dostojevskjanët, pavarësisht se e thyejnë, kufirin, rregullën, ligjin, e njohin atë, përderisa reflektojnë.
"Perversi klinik ndryshon nga njeriu transgresiv,- thotë filozofi,- sepse perversi i vërtetë, nuk e ka sensacionin e turpit, as reflektimin. Përkundrazi ai synon, fshirjen e të gjitha rregullave, normave etike të bashkëjetesës së një shoqërie, mbi të cilat janë ndërtuar ligjet, për rrjedhojë ekzistenca e shoqërisë, për rrjedhojë shteti." Zhak Lakan, në "Leksione..." ka vendosur në njërën anë Emanuel Kant, filozofin iluminist të rregullimit të shoqërisë nëpërmjet ligjit, i cili përcaktonte kriteret etike të jetës normative, ligjore e shoqërore, ndërsa në polin e kundërt, shkrimtarin, filozofin dhe teoricienin libertinist Markezin De Sade (1740-1814), prej të cilit ka rrjedhur edhe fjala e njohur 'sadist'.
Objektivi final i perversit klinik është asgjësimi i magjistraturës, i nocionit të së drejtës, të vërtëtës, i mëkatit, Zotit, nocioneve kulturore, historike, etike dhe morale e, në këtë vakuum, të themelojë ligjin absolut të vesit, në shërbim të dëshirave të shfrenuara e kënaqësisë së egër të instiktit. Ky lloj perversi, pavarësisht se duket konfuz, është i qartë, i kthjellët, i ndërgjegjshëm, i korruptuar, i pamëshirshëm. Ai hidhet mbi objektin (viktimën) e tij që janë: moralisti, mësuesi, edukatori, akademiku, gjykatësi, gazetari, opozitari apo çdo lloj institucioni a entiteti që i kujton atij ligjet, rregullat apo normat.
Kongresi i frikës... Çfarë janë këta, bolshevikë apo perversë, duhet të kenë pyetur ndonjë nga të shkolluarit e ndonjë delegacioni. "Habitati i lumturisë së perversit- thotë Zhak Lakan- është mjedisi dhe shoqëria ku mbisundon frika, kriminaliteti, vuajtja, përbuzja, mjerimi, ankthi, poshtërimi, ku viktima është depersonalizuar, një objekt bosh, që ekziston vetëm për të kënaqur epshet dhe veset e xhelatit sadist."
Jemi në vitin e shtatë të qindvjetëshit të Dytë të Shtetit shqiptar. Dhe (nuk) përbën çudi për shumicën e shqiptarve se nga gati shtatë vjet, 6,5 vjet (me tendencë drejt 99,99%), qeverisin shkaktarët, bijtë e bolshevikëve, dorasët e vertetë, njëkohësisht përfituesit e drejpërdrejtë moralë e materialë të LUFTES ndërqytetare (klasave) mbi shqiptarët.
Përgjatë 75 vitesh mbas Luftës së Dytë botërore, kohë kur shtetet e tjera moderne u bënë, "shteti" shqiptar, në qeverisje fuqiplotë ose bashkë-qeverisje ka qenë në duart e tyre. Kjo, e barabartë me mbi 87% të kohës për shtetbërjen, por në vend të shtetit kjo e majtë u dha shqiptarëve Luftën, antishtetin, varfërinë, perversitetin.
Këto shifra nuk duan shkollë më shumë se arsimi i detyrueshëm 4-8-9 vjeçar, aq me pak gjithë-ologjistë, a komsomolas, për të kuptuar se Atdheu ynë i përbashkët i të majtës e të djathtës, ka qenë në një palë të vetme duarsh. Ato të majta. Ndërkohë që të gjitha pëgjegjësitë për mosbërjen e shtetit, i ngarkohen, opozitës, viktimës. Ndërsa të djathtat për 10 vjet qeverisje, maxhoranca modeste apo të larme (përjashtuar 1992-96) nuk do të mund ta pengonin kurrë as PKSH, as PSSH, as LSI, as "Rilind-jen për t'ua bërë shtetin shqiptarëve.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38