Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Red Varaku
Rama, sa herë ndodhet në vështirësi, e ka bërë zakon që, me forma spekulative, të sjellë në vëmendje dhe të krahasojë dy kohët e qeverisjes, së tij dhe të Berishës.
Në vazhdën e krahasimeve që Rama nuk përton të na i sjellë në kujtesë, le të bëjmë një krahasim tjetër, atë midis dy epokave të qeverisjes së PS-së. Në mënyrë të veçantë duhet të bëjmë një krahasim të muajve të fundit të dy cikleve socialiste të qeverisjes, atë të Nanos në 2005 dhe atë të Ramës në 2019.
Nëse do të vëmë në njërën anë ngjashmëritë dhe në tjetrën ndryshimet, të dyja listat do të ishin të gjata. Sa u përket ngjashmërive, nëse vërejmë me kujdes, vitin e gjashtë të qeverisjes së Ramës, qeverisja e tij ngjan ngjan gjithnjë e më shumë me vitin e tetë të qeverisjes së Nanos. Qeverisjes së njeriut të cilit Rama i detyrohet gjithçka në politikë, sepse ai në fillim konsiderohej investim personal i Nanos dhe u rrit në politikë nën tutorialin e tij.
Korrupsioni, konsumi , lodhja, mbingopja, kriza e rëndë ekonomike, lufta brenda llojit, pakënaqësitë dhe linçimet publike të kundërshtarëve, propaganda gjithnjë e më pak e pafuqishme dhe sterile, fiks si në 2005. Shto debatin për zgjedhjet e lira si dhe diskutimin e përjetshëm të shqiptarëve rreth asaj se, kë duan më shumë amerikanët, që në rastin konkret, ashtu si edhe atëherë, janë me qeverinë në mënyrë të qartë dhe eksplicite.
Gjithashtu, ashtu si në kohën e Nanos, Shqipëria ka kapur indekse alarmante në të gjitha raportet që vrojtojnë parametrat demokratikë, ekonomikë e socialë. Një tjetër aspekt, që të sjell në kujtesë menjëherë muajt e fundit të Nanos, është ai i perceptimit të korrupsionit nga opinioni publik dhe ndërkombëtarët.
Fenomeni i bandave në politikë ishte gjithashtu një fenomen shumë i ngjashëm me kohën e Nanos. Të dy, edhe Nano edhe Rama, bënë aleancë të frikshme me kriminelët. Ata i kthyen ata nga fundërrina, në heronj të komunitetit. Por, ky i fundit e çoi edhe më tej çmendurinë, duke i veshur edhe me kostumin e deputetit, duke rrezikuar kështu seriozisht fibrën e një shoqërie të shëndetshme, ku i miri respektohet dhe nderohet ndërsa i keqi përbuzet dhe shkon në burg.
Ashtu si Berisha e konsideronte Nanon si rrezik të zgjedhjeve të lira, kujto këtu fenomenin ‘Dushku’, sot kryeministri rilindas Rama është kthyer në armikun më të madh për zgjedhjet nga kundërshtari i tij Basha. Argument për këtë janë përgjimet skandaloze të BILD, siç është edhe vendimi arbitrar për të marrë pjesë në zgjedhje pa opozitën. Një vendim që jo vetëm cënon rëndë demokracinë, por është njëkohësisht i paligjshëm dhe antikushtetues.
Por, për një listë ngjashmërish, ka gjithashtu edhe një tjetër listë diferencash, e cila objektivisht i bën tërësisht të ndryshme të dy ciklet e qeverisjeve socialiste. Gjithsesi, duhet të pranojmë që bëhet fjalë për dy epoka të ndryshme të cilat kërkojnë edhe qasje të ndryshme, ku duhet theksuar fakti që përballë kemi një votues tepër të zgjuar të cilit nuk ia hedh dot kollaj njeri, siç ia hidhte fjala vjen në 2005.
Mjafton të hedhësh një sy në PS sot, kupton që ajo nuk funksionon më si partia e dikurshme e Nanos, ku gjithësecili ishte një personalitet politik më vete dhe kundërshtimi i kryetarit dëshmonte një vlerë të padiskutueshme të demokracisë së brendshme të kësaj partie. Ndërkohë, që sot ajo ka pamjen e një regjimenti ushtarak ku nuk pipëtin më askush pa lejen e kryetarit.
Ky është një fenomen tejet i panatyrshëm për një parti të majtë. Komunikimi vertikal me ëhatsapp tregon ku ka degjeneruar funksionimi i kësaj partie. Një parti ku nuk zhvillohen më zgjedhje që pas 2005, por ka vetëm emërime besnikësh të kryetarit dhe elimine politike të kundërshtarëve. Një parti, kongreset e së cilës të kujtojnë plenumet e Partisë së Punës.
Ndërkohë nëse i hedh një sy ‘personaliteteve’ politike që mbizotërojnë sot diskurin politik në PS kupton përmasat e dramës së kësaj partie. Përfytyro që në vend të Kastriot Islamit, është sot Ulsiu, një shërbëtor. Në vend të Ben Blushit është Gent Cakaj, një idiot emblematik. Në vend të profesorit Arben Malaj është një vajzë anonime, të cilën Rama e komandon thjesht me sms. Në vend të një gruaje me personalitet të fortë si Arta Dade është Çuçi, në vend të një gruaje me integritet si Ermelinda Meksi është Spiropali, kotelja personale e Ramës, ndërkohë kryetar i grupit parlamentar është një njeri që ka vetëm një meritë, di të pregatisë viza për të fortët. E kështu me rradhë. Pas Nanos PS u mbush me njerëz apolitikë , me G99-ça dhe miqtë e Olsit. Ata u kthyen në arkivol për demokracinë në PS dhe më pas në varr për demokracinë shqiptare.
Shikoni reagimet e tyre sa imorale janë. Të gjithë janë katapultuar në krye të posteve më të rëndësishme pa asnjë kontribut. Ndërkohë Erjon Veliaj, Elisa Spiropali, Endri Fuga, Arbër Mazniku shfaqen si socialistë të thekur në çdo dalje publike, kur deri në vitin 2005 kanë qenë në luftë konstante me kryeministrin socialist, Fatos Nano.
Gjithsesi, duhet pranuar se realiteti i Shqipërisë sot është, në shumë aspekte, shumë i ndryshëm nga ai i vitit 2005, kur Nano ia dorëzoi pushtetin Berishës për t'u larguar përgjithmonë nga politika.
Ashtu siç ka qenë mjaft e ndryshme edhe situata kur Nano u ngjit në krye të qeverisë, krahasuar me faktin që Rama u detyrua të qeveriste me gjysmën e qeverisë së Berishës, për jo pak, por katër vjet. Kjo për shkak të një marrëveshje që e nënshkroi me gjakun e katër viktimave të 21 Janarit.
Por, nëse qeverisja e Nanos konsiderohej e korruptuar në fund të mandatit të dytë, ajo duket krejt amatore përballë skandaleve të korrupsionit të kësaj qeverisjeje.
Nëse tenderat e dhënë nga Nano kishin deri diku edhe hije korrupsioni, PPP e kësaj qeverie janë skema vjedhjeje të hapura miliardash të konsideruara si të tilla nga të gjitha raportet.
Nëse korrupsioni ishte kthyer në problem kombëtar nën qeverisjen e Nanos, nën qeverisjen e Ramës Shqipëria është kthyer në problem ndërkombëtar, për shkak jo vetëm të pastrimit të parave, por edhe kthimit të vendit në Kolumbinë e Europës.
Nëse në qeverinë Nano, kishte disa ministra me akuza për korrupsion, në qeverinë Rama korrupsionin nuk e bëjnë më ministrat, por e bën drejtpërdrejtë vetë kryeministri Rama. Ndërkohë, disa prej ministrave i ka të akuzuar, jo vetëm për korrupsion, por si të lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Pas gjashtë vitesh në krye të pushtetit ekzekutiv, ky realitet i shfaqet sot i qartë, në sytë e shqiptarëve, madje edhe vetë përfaqësuesve të mazhorancës, shumica e të cilëve pranojnë qysh sot nën zë, se situata është mjaft e rëndë dhe se vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme.
Ky krahasim mes dy epokave, që me shumë gjasë do të kenë një peshë të rëndësishme në historinë e Partisë Socialiste dhe Shqipërisë, justifikohet deri diku nga konteksti në të cilin janë zhvilluar ngjarjet në teatrin politik. Por, sigurisht që ndryshimi themelor midis orëve të fundit të Ramës dhe orëve të fundit të Nanos qëndron te për përmasat e sfidave me të cilat përballet Shqipëria. Në këtë kontekst ajo nuk është fare e ngjashme me Shqipërinë e vitit 2005, madje është kryekëput e ndryshme. Sepse, nëse në 2005 kërkohej thjesht rotacion i pushtetit, sot për shkak të papërgjegjshmërisë së pashembullt të Ramës, kërkohet ndryshim i të gjithë sistemit, me qëllim që t’i jepet fund njëherë e mirë tranzicionit shqiptar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38