Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Një kufomë e kthyer në mumje, një dhomë e kyçur, pa drita e internet”; Çfarë u gjet në shtëpinë e grave
Refija ishte fqinje me familjen Josifi. Dera e shtëpisë të të moshuarës është ngjitur me derën e mbyllur brenda të cilës banonte Zhaneta, Anisa, të dyja të vdekura dhe Blerta e mbijetuar. “Nuk dëgjohej as zhurmë asgjë, filloi një erë, që nuk ikte. Mendonim tubacionet”, tregon për gazetën “Si” gruaja që jeton me të birin dhe nusen.
E moshuara shton se muajt e fundit familja nuk ndizte as drita, pasi “asgjë nuk dukej, i kishin mbyllur me grrila dritaret e banjës, të ballkonit, çdo gjë”. Madje edhe ditën kur policia ndërhyri për të parë se ç’po ndodhte në familjen Josifi, pas ankesës së një të afërmi, ata kërkuan prozhektorë me drita, sepse energjinë elektrike e kishte ndërprerë OSHEE.
Fqinjët edhe pse ishin mësuar me ngujimin mëse një vjecar të nënës me dy vajzat, për ta vazhdon të mbetet e vështirë për tu besuar që gratë kishin vendosur të vetflijoheshin. “Shikoja shpesh të motrën, vinte qante trokiste. Ato herë ia hapnin derën, herë jo”, kujton gruaja. Shpesh të afërmit i ishin drejtuar policisë të bindur se diçka i kishte ndodhur njërës prej vajzave që prej mëse një viti nuk dukej askund.
Por efektivët lokalë kur shkuan në shtëpinë e Zhanetës, kryefamiljare, ajo ua preu shkurt: “Kush është ankuar, kujt po i hapim probleme?” . Në një rast, një nga fqinjet mban mend se kur u ishin ankuar të afërmve për tre gratë të cilat ndryshuan rrënjësisht, nga të fiksuara për lule dhe pastërti u kthyen në problem, të afërmit ngritën supet. Ata trokisnin shpesh në derën e Zhanetës, e cila sa vinte e tretej.
“E pashë një ditë, mbase ka javë. E pashë fshehtas nga dritarja. Ishte shkurtuar, shpërfytyruar, mbante në dorë një shishe me qumësht”. Nga një grua e sjellshme, ajo nuk afronte më askënd tregon për të Refija, që është e shokuar se si fokusi tek feja i tjetërsoi gratë deri në pikën që ato të mbyllnin derën e të vendosnin t’i jepnin fund jetës duke u vetflijuar
“Nuk dua ta besoj, e ëma erdhi me vajzat në pallat, pasi e blenë shtëpinë. Jetuan për një kohë të gjatë me qera, afër tezes së tyre që i mori nga Përmeti për t’i mbështetur, pas fatkeqësisë që u kishte ndodhur aty”, shton një banore tjetër.
A shkonin tek Jehovai?
Nuk e dimë si quhen, se çfarë janë. Ndonjëherë vajzat iknin me pushime me këta të sektit. Të dyja inteligjente. Këto janë frazat përshkruese për dy të vdekurat, për njërën prej të cilave nuk ka ende një datë të qartë se kur ka ndërruar jetë dhe cili është shkaku i vdekjes. Ekspertët e mjekësisë ligjore do thonë në një raport të posaçëm nëse ishte vetvrasje apo çfarë fundi i jetës së Anisës. Për të ëmën, është shënuar në kartelë si datë vdekjeje e përafërt pesë ditë përpara se policia të hynte me forcë në banesën e tyre.
Shkak deklarohet mos ushqyerja. E paushqyer dhe e tretur me kocka që i dukeshin në trup u gjet edhe Blerta, të cilës fillimisht iu dha ushqim përmes serumeve mjekësore. Nga banorët në Kombinat dy motrat përshkruhen si “mjaft të përgatitura, por pak të mbyllura si natyra ose ndryshe të heshtura”.
Zyrat e dëshmitarëve të Jehovait fillimisht sipas banorëve gjendeshin me qera në një pallat aty pranë, ku dy motrat kryenin vizita, më pas motrat u shkëputën prej tyre, por mbanin shoqëri vetëm me një grua të martuar me një shtetas italian, që mendohet se i përket një sekti fetar
Dy gratë që hapnin ndonjëherë derën kur u lutej e motra e moshuar e cila jeton në të njëjtën lagje, përshkruhen mjaft të dobta. E motra e Zhanetës ua përshkroi kështu gjendjen e saj efektivëve. “Përpiqej të shmangej, e pyesja ku është Anisa, përse nuk del? Ajo bënte çdo bisedë të mundshme, por vetëm përgjigjje nuk jepte. Njëherë mbaj mend që librat e zinj që lexonin ua mora dhe ua dogja. Ishte një sekt që u fliste për ringjalljen, ato shkonin shpesh në Tiranë të RE dhe librat i blinin tek Selvia”. Por policia nuk tregoi asnjë veprim konkret që të ketë zhvilluar pas zbulimit të këtij rasti vetvrasjeje në Tiranë që dyshohet se ka nisur për shkaqe fetare. Ndonëse gazeta “Si” kërkoi të dhëna zyrtare për emrin e sektit të dyshuar, nuk mori asnjë përgjigjje veçse “po punohet”. “Nuk përjashtohet edhe një besim që praktikonte fenë edhe në Përmet e më pas edhe këtu në Tiranë, por përfundimisht këtë gjë do ta thotë ekspertiza e teologëve që do të japin përgjigje mbi librat e sekuestruar që flasin për ndriçimin e ringjalljen”, pohoi një ekspert policie që megjithatë nuk mundi të justifikonte se përse policia dhe prokuroria së bashku po veprojnë kaq ngadalë për një çështje të konsideruar ndër më të rëndat e viteve të fundit
A kontrollohen sektet?
Në shtëpinë e Zhanetës, teksa në dhomën tjetër trupi i Anisës ishte tharë nga teknikat e përdorura për mumifikim, qeset ishin të shpërndara ngado. Errësira e plotë dhe era e rëndë i ka panikosur edhe ata më të vjetrit që kryejnë ekspertiza në vendngjarje dhe në zona krimi. “Është padyshim një ngjarje që nuk përshkruhet, një kufomë e mbuluar dhe e kthyer në mumje në një dhomë të kyçur. Një derë e blinduar e mbyllur me çelës dhe me litarë nga brenda. Një grua e vdekur e kthyer në skelet përpara se të ndërronte jetë. Dhe në këtë horror një tjetër që jep e merr frymë e pazonja të ketë forcë qoftë sa për të nxjerrë një fjalë”, kështu e përshkroi shtëpinë ku gratë e familjes Josifi ishin mbyllur prej kohësh.
A u vetvra Anisa? Kur? Përse?
Kjo pyetje do të marrë përgjigje nga laboratori i kriminalistikës, por edhe nga dëshmia e Blertës e cila shpresohet shumë të flasë sapo të përmirësohet. “Ne kemi shumë dyshime se çfarë ka ndodhur me grate, nëse ato u ndihmuan edhe nga të tjerë për të mumifikuar Anisën apo ku e mësuan këtë teknikë”.
“Në shtëpinë e tyre ishte vetëm një telefon i vogël, jo smart phone që do të thotë se nuk e kanë mësuar në internet. Ato nuk kishin as drita dhe as internet”, shtoi një agjent tjetër që mendon se ndërprerja e këtyre burimeve ishte për shkaqe të indoktrinimit të tyre, gjatë fazës që ato e konsideronin “për ringjalljen”.
Dëshmitarët e shumtë që i njihnin të treja janë bindës kur thonë se e para u vetizolua Anisa, fytyra e të cilës pothuajse u harrua nga banorët. Ndaj dhe për prokurorët dhe policinë, hetimi ka nisur duke e kthyer shiritin nga e kaluara.
Ndërkohë që janë ende larg zbulimit të vendit, sallave dhe personave të ngjashëm që ato frekuentonin dhe që predikojnë rikthimin në jetë duke u vetvrarë./Gazeta Si
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38