Flash News

KRYESORE

Një lajm i mirë për adhuruesit e birrës

Një lajm i mirë për adhuruesit e birrës

Akoma pa lexuar artikullin ju themi që ky nuk është një lajm që sugjeron të pini deri sa deheni.  Por lajmi i mirë është se birra ka disa përfitime shëndetësore.

Ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut, ndihmon për të rënë në pëshë dhe parandalon diabetin.

U çuditët?

Edhe ne, por birra ka në përmbajtje të lartë një përbërës të quajtur xanthohumol, që mund të parandaloje efektet negative të dietave të larta në yndyrna.  Këto dieta çojnë në zhvillimin e sindromës metabolike, si obezitet, tension i lartë i gjakut, nivele të larta të sheqerit në gjak dhe kolesterolit.

Eksperimentet e kryera tek minjtë kanë treguar se ndonëse minjtë u ushqyen me ushqime të larta në yndyra, ngjashëm me dietën perëndimore, flavonoidi tek birra ndihmoi në parandalimin e zhvillimit të këtyre sëmundjeve. Një përbërës i birrës ka sidomos potencialin në uljen e rezistencës ndaj insulinës, faktori kryesor që çon në shfaqjen e diabetit të tipit 2.

Ai ul gjithashtu ndjeshmërinë ndaj leptinës, një hormon i prodhuar në trup që sinjalizon trurin kur duhet ndaluar së ngrëni dhe nis djegien e dhjamit. Hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Shtetëror Oregon arritën në këtë konkluzion pasi testuan përbërësit xanthohumol (XN), DXN dhe XN tek minjtë obezë. Këto rezultate mbështesin studimet e mëparshme së sugjerojnë se përbërës të tillë mund të përdoren në të ardhmen për të trajtuar sindromën metabolike.

Burimi: Daily Mail

Të fundit