Flash News

KRYESORE

Një lajm i mirë për adhuruesit e djathit...

Një lajm i mirë për adhuruesit e djathit...

Ka një kategori të caktuar njerëzish që nuk e konceptojnë dot të ngrënët pa praninë e djathit mbi tavolinë. Është një lloj varësie që iu pëlqen të gjithë adhuruesve të djathit. Por ka një lajm të mirë për ta. Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Dublinit, personat që konsumojnë më shumë djathë janë më të dobët sesa ata që nuk e konsumojnë.

Për më tepër, duket se konsumimi i djathit nuk rrit as nivelin e kolesterolit.

Studiuesit vëzhguan efektet e konsumimit të bulmetit në 1500 persona të moshave nga 18 në 90 vjeç dhe zbuluan se ata që konsumonin më shumë bulmet, kishin përqindje dhjamore të trupit më të ulët, tension më të ulët të gjakut dhe bel më të hollë.

Ky studim mbështet disa studime të tjera që thonë se yndyrat e ngopura që gjenden tek djathi nuk rrisin nivelin e kolesterolit për shkak të disa përbërësve unikë.

Ndërkohë që një studim tjetër nga Universiteti i Kopenhagenit zbuloi se djathi i bën shumë mirë për zemrën. 139 vullnetarë morën pjesë në një eksperiment 12-javor. Në këtë periudhë ata u ndanë në 3 grupe. Njëri grup konsumoi 80 gramë djathë me yndyrë, grupi i dytë konsumoi 80 gramë djathë pa yndyrë dhe grupi i tretë nuk konsumoi djathë fare.

Çafrë ndodhi do të thoni ju?

Grupi që konsumoi djathë me yndyrë nuk pati asnjë ndryshim në rritjen e kolesterolit, nuk u shëndosh dhe nuk pati rritje tensioni. Përkundrazi, shëndeti i tyre u përmirësua.

Të fundit