Flash News

KRYESORE

Një Lenin në karrige me rrota do të qeverisë Ekuadorin

Një Lenin në karrige me rrota do të qeverisë Ekuadorin

Në një shpërthim hiperbolik dhe pështjellim historik, Rafael Correa, Presidenti i Ekuadorit, e krahasoi raundin e dytë të zgjedhjeve në vendin e tij si 'beteja e Stalingradit". Në fjalët e tij 'qeveria e krahut të majtë po luftonte kundër 'krahut të djthatë global'.

Rezultati nuk ishte askund i krahasueshëm me 'Vaterlonë' e stepave ruse. Kandidati i mbështetur nga Correa, jo paradoksalisht i quajtur Lenin (Moreno), arriti një mezifitore me 51 përqind të votave, krahasuar me 49 përqind të Guillermo Lasso, një bankier konservator. 

Por, kaq mjaftoi që të ndërpritej vazhda e asaj që është quajtur 'batica rozë' në Amerikën e Jugut, një term i përdorur për të përshkruar fitoret e njëpasnjëshme të qendrës së djathtë.

Presidenti Correa, që simbolikat dhe idetë politike i ka 'leniniste' do të shkojë për të jetuar në Perëndim. Më saktë, në Belgjikw prej nga ka edhe gruan. 

Moreno e mori emrin Lenin nga i ati, një profesor që e adhuronte udhëheqësin bolshevik.

Në vitin 1998 dy të rinj iu afruan në parkingun e një dyqani, duke i kërkuar kuletën dhe çelësat e makinës. Moreno ua dha, megjithatë njëri prej tyre e qëlloi në shpinë duke e lënë të paralizuar. 

*Përshtatur prej Politiko.al mbi një shkrim të The Economist. 

Të fundit