Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në vitin 1985 pati një ankesë nga një lexues lokal, stafi i Bibliotekës Publike në Nijmegen vendosi ta heqë librin e Charles Bukowski-t, “Tales of Ordinary Madness”, prej rafteve të tyre, duke e deklaruar atë si "shumë sadist, vende-vende fashist dhe diskriminues ndaj grupeve të caktuara (përfshirë homoseksualët )." Në javët vijuese, një gazetar lokal me emrin Hans van den Broek i shkroi Bukowski-t dhe kërkoi mendimin e tij për çfarë kishte ndodhur. Përgjigjia mbërriti shpejt dhe mund të lexohet më poshtë:
I nderuar Hans van den Broek:
Faleminderit për letrën ku më tregoni për heqjen e një prej librave të mi nga Biblioteka Nijmegen. Dhe se akuzohem për diskriminim ndaj njerëzve me ngjyrë, homoseksualëve dhe grave. Dhe se është sadizëm për shkak të sadizmit.
Të vetmet gjëra që unë kam frikë se mund te diskriminohen, janë humori dhe e vërteta.
Nëse shkruaj keq për zezakët, homoseksualët dhe gratë, është për shkak se ata që kam takuar ishin të tillë. Ka shumë gjëra të "të këqija" – qenë të këqij, censurë e keqe; ka edhe meshkuj "të këqij"të bardhë. Vetëm kur shkruan për meshkujt "të këqij" të bardhë, nuk ankohen ata. Dhe duhet të them se ka zezakë "të mirë", homoseksualë "të mirë" dhe gra "të mira"?
Në punën time si shkrimtar, vetëm e fotografoj me fjalë atë që shoh. Nëse shkruaj për "sadizëm" është sepse ekziston, nuk e kam shpikur unë, dhe nëse ndodh ndonjë vepër e tmerrshme në punën time, kjo ndodh sepse ndodhin gjëra të tilla në jetën tonë. Unë nuk jam në anën e së keqes në qoftë se gjëra të tilla ka me tepri. Në shkrimet e mia nuk jam gjithmonë dakord me atë që ndodh, as nuk qëndroj në baltë për hir të saj. Gjithashtu, është interesante se si njerëzit që hetojnë ndaj veprës sime, të mos shohin pjesët e saj që përfshijnë gëzim, dashuri dhe shpresë... Dhe ka të tilla. Ditët e mia, vitet e mia, jeta ime, kanë patur ngritje dhe ulje, dritë dhe errësirë. Nëse shkruaj vazhdimisht vetëm për "dritën" dhe kurrë nuk përmend tjetrën, atëherë si artist do të isha një gënjeshtar.
Censura është mjet i atyre që kanë nevojë të fshehin aktualitetet nga vetvetja dhe nga të tjerët. Frika e tyre është vetëm pamundësi e tyre për t'u përballur me atë që është e vërtetë, dhe unë nuk mund të shfryj zemërim kundër tyre. Unë vetëm sa e ndiej këtë trishtim të tmerrshëm. Diku, në edukimin e tyre, ata kanë qenë të mbrojtur prej fakteve totale të ekzistencës sonë. Ata i mësuan të ishin në një mënyrë, ndërkohë që ekzistojnë shumë mënyra.
Unë nuk jam i tronditur se një nga librat e mi është nxjerrë prej strofullës dhe është larguar nga raftet e një biblioteke lokale. Në njëfarë kuptimi, unë jam i nderuar që kam shkruar diçka që i ka zgjuar këto nga thellësitë e tyre pa peshë. Por jam i lënduar, po, kur libri i dikujt tjetër censurohet, për atë libër, dhe ndodh që të jetë libër i madh... e ka pak prej tyre, dhe gjatë gjithë epokave ky lloj libri ka gjeneruar shpesh në një klasik dhe pikërisht ajo që dikur ishte menduar si tronditëse e imorale, kërkohet tani në shumë nga universitetet tona.
Unë nuk po them se libri im është njëri prej tyre, por po them se në kohën tonë, në këtë moment kur çdo moment mund të jetë i fundit për shumë prej nesh, është një poshtërim i mallkuar dhe një trishtim i papërshkrueshëm, që ne ende kemi midis nesh njerëz kaq të vegjël e të hidhur, gjuetarë shtrigash dhe ndëshkues të realitetit. Edhe këta janë pjesë e jona, ata janë pjesë e së gjithës, dhe nëse nuk kam shkruar për ta, ndoshta duhet të shkruaj këtu, dhe kjo është e mjaftueshme.
Mund të bëhemi më të mirë të gjithë së bashku,
Juaji,
Charles Bukowski
Përktheu
Arlinda Guma
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38