Flash News

KRYESORE

Një limon afër krevatit kur flini, është gjithmonë i shëndetshëm

Një limon afër krevatit kur flini, është gjithmonë i

Jeni mësuar ta përdorni limonin në ushqim apo në çaj, duke patur parasysh benefitet që sjell në shëndet për shkak të sasisë së lartë të vitaminës C.

Por janë të paktë ata që e dinë se një kokërr limon pranë shtratit kur ju shtriheni për të fjetur ndikon shumë më shumë në shëndetin tuaj.

Ja lista me përfitimet shëndetësore që sjell vendosja e limonit pranë krevatit tuaj:

Më në fund do të relaksoheni

Aroma e limonit e qetëson sistemin nervor, e zvogëlon shqetësimin dhe ndihmon në lirimin e tensionit pas një dite të lodhshme. Nëse nuk keni vaj esencial limoni, ju mund të përdorni edhe një pjesë limon.

Përqendrimi dhe vëmendja do t’iu përmirësohen

Limoni ka edhe një veti tjetër të shkëlqyer: duke e thithur aromën e limonit çdo ditë, niveli i përqendrimit dhe aktiviteti mendor i njerëzve përmirësohet, e gjithashtu edhe kujtesa. Këtë konkludim e kanë arritur shkencëtarët japonezë.

Ajri do të pastrohet nga bakteret

Jo  vetëm që ka aromë të mirë, por limoni ka edhe veti antibakteriale. Mbajtja e limonit pranë krevatit do të ndikojë në pastrimin e ajrit brenda dhomës.

Të fundit